Në Itali do të mbyllen të gjitha aktivitetet prodhuese që nuk janë të domosdoshme për të garantuar nevojat thelbësore, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, në një kohë kur është regjistruar numri më i lartë i viktimave brenda 24 orëve ( 793 të vdekur).
Duke e cilësuar betejën me COVID-19, si më të vështirën që ka kaluar vendi që nga lufta e dytë Botërore, kryeministri Italian Giuseppe Conte, siguroi të gjithë qytetarët se do qëndrojnë të hapura të gjitha supermarketet dhe dyqanet ushqimore, për këtë arsye nuk ka nevojë për të mbajtur radhë apo të krijohen grumbullime. Ai bëri me dije se do të ngadalësohet motori i prodhimit vendas, por nuk do të ndalohet krejtësisht, teksa theksoi se është i vetëdijshëm se është një vendim i vështirë, por e sheh si të vetmen formë për të parandaluar një bilanc edhe më tragjik se 793 të vdekur brenda 24 orëve.
“Të gjitha gjitha supermarketet , dyqanet ushqimore dhe nevojat themelore do të vazhdojnë të jenë të hapura . Nuk ka asnjë arsye për të mbajtur radhë dhe për të nxituar për blerje. Farmacitë, bankar, shërbimet e sigurimeve postare do të mbeten të hapura, ne do t’i sigurojmë të gjitha shërbimet thelbësore publike. Do të ngadalësojmë motorin e prodhimit të vendit, por nuk do ta ndalojmë. Nuk është një vendim i lehtë, por është e nevojshme në mënyrë që të kemi mundësi të kontrollojmë përhapjen e epidemisë”, tha Conte.
Këto masa të reja do të hynë në fuqi ditën e hënë (23 mars) dhe vijnë një ditë pasi Italia regjistroi numri më të lartë të viktimave brenda 24 orëve, ndonëse sipas ekspertëve nuk është arritur ende kulmi i kësaj epidemie.


