• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHËRIMI I PACIENTIR NGJALLI SHPRESË”/ Tritan Kalo: Kur shpëton plotësisht nga koronavirusi, simptomat që kishte…
Home
Sociale

“SHËRIMI I PACIENTIR NGJALLI SHPRESË”/ Tritan Kalo: Kur shpëton plotësisht nga koronavirusi, simptomat që kishte…

21 March, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Mjeku i njohur i Infektivit, Tritan Kalo, foli për pacientin e shëruar nga COVID-19, që sot la ambientet e spitalit.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, mjeku Kalo tha se shërimi i pacientit ishte një moment që la mbresa në mendjen e stafit mjekësor, por edhe që ngjalli shpresa për qytetarët.

Pjesë nga intervista:

Si ishte momenti i daljes së pacientit?
Tritan Kalo: Lë mbresa në mendjen e një mjeku, që fillon e ngjall shpresa. Është kënaqësi e pamatë e të gjithë stafit, që ka një traditë t ëpunës si një ekip i vetëm, sepse është ky çelësi i suksesit. Kjo tregon atë që merituam në 2013, që të shpallemi si ekipi më i mirë në Shqipëri i trajtimit infektiv.

Si ishte rrugëtimi për këtë rast?
Jo të gjithë të shtruarit kanë simptoma të njëjta, por mund të shfaqin veprime nga më të papriturat dhe të ndryshme nga dita në ditë. I sëmuri dhe ata që po përgatiten për të dalë kanë pas ndryshim të pritshëm për të dalë, Brenda evolucionit. Që në momentin e shtrimit, pati një ecuri tejet të mirë, ndaj sot doli nga spitali, me dy tampon të bërë, që rezultuan negativë. E këshilluam të mbetet edhe 14 ditë në mjediset familjare, sepse kështu këshillohet.

A ka rrezik për familjarët ai?
Distancimi duhet zbatuar edhe 14 ditë për të vetmin dyshim që kanë mjekët që edhe pse mund të jetë negative ka raste, që një virus i mushkërisë mund të ketë shpëtuar. Duhen së paku 27 ditë që të zhduket gjithcka dhe që individi të mos ketë më rrezik dhe mundësia e kthimit të virusit të bëhet thuajse zero. Mund të gjendet një dritare e vogël dhe ta rikthejë sërish virusin. Ndaj këshillohet periudha 14 ditore pas daljes nga spitali.

Çfarë simptomash kishte pacienti?
Ai është trajtuar me medikamente, që duhen diskutuar mes personelit mjekësor. Ne nuk bëjmë asgjë, nëse nuk kemi një konsultim paraprak mes nesh. Ky i sëmurë nuk ka pasur kurbën e famshme të temperaturës, pra nuk ka pasur temperaturë të lartë, ndërsa ka të tjerë që vijnë me temperaturë të lartë. Por janë dy fakte të rëndësishme të COVID-19: kontakti, dhe tjetra përvec temperaturës, është rëndimi i frymëmarrjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO TË SJELL NJË LULE, POR S'E DI KU E KE VARRIN"/ Rrëfimi drithërues i italianes që humbi nënën nga koronavirusi
Previous article ÇDO GJË MBYLLUR/ Tirana si shkretëtirë, në rrugë veç policia dhe ushtria

k.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT