• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Pacientët bëhen gati të lënë spitalin, Manastirliu përgëzon mjekët e infektivit
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Pacientët bëhen gati të lënë spitalin, Manastirliu përgëzon mjekët e infektivit

21 March, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Dy pacientë, kontakte të rastit zero të cilët pas ritestimit të dytë dolën negativë, po bëhen gati të lënë spitalin. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një lidhje direkte me mjekët e infektivit ka ndarë lajmin e mirë me publikun.

“Sot jemi shumë të gëzuar sepse kemi dy qytetarët që i kemi gati për t’i nxjerrë nga spitali. Gëzimi është dypalësh, edhe për ata vetë që u shëruan, dhe e dyta edhe për ne që na gëzon që puna e kryer deri tani na dha dy rastet e suksesshme. Sigurisht që kemi pritje edhe për punë më të mira, por të gjithë do të bëjmë maksimumin e mundshëm për t’u shërbyer deri në fund”, tha prof. Najada Çomo, shefe e shërbimit infektiv në QSUT.
Mjekët konfirmuan gjithashtu se dy nga pacientët në terapinë intensive janë në gjendje pak më të mirë.
Ndërsa mjekët e infektivit që janë në krye të detyrës apeluan që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi si e vetmja menyrë për të fituar këtë luftë, Manastirliu i falenderuar për punën heroike që ata po bëjnë.
“Unë dua që t’iu inkurajoj dhe t’iu përqafoj fort nga larg. Fizikisht jemi larg, por me zemër dhe me mendje jam aty, dhe jemi bashkë. Shpresoj shumë që edhe kjo ditë të kalojë mirë, sepse jemi duke monitoruar çdo ditë përpara të panjohurave të mëdha që ka ky virus. Ndaj vetëm me forcën tuaj, profesionalizmin tuaj mund ta përballim, por gjithashtu edhe me mbështetjen, edhe me bashkëpunimin e gjithë qytetarëve. Unë ju falenderoj fort dhe gjithashtu edhe ekipin tjetër të mjekëve dhe infermierëve që janë në shërbim sot dhe do të dëgjohemi sërish nesër si gjithmonë. Punë të mbarë!”, tha Manastirliu.

🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Ogerta në lidhje direkte me spitalin Infektiv. 🟢Dy pacientët e parë që janë shëruar do të dalin nga spitali por do të qëndrojnë në vetëkarantinim në shtëpi sipas udhëzimeve të mjekëve, të cilët bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi!

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 21. März 2020

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FORMAT E SAJ TË LËNË PA FRUMË/ Ylli televiziv vjen mjaft e “nxehtë” me të brendshme (FOTO)
Previous article KENDALL JENNER ZBULON LONJAT E SAJ PERFEKTE/ Zhvishet modelja 24 vjeçare, pozon me të brendshme (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina Aktualitet

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT