• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Vllaznia liron Hasanin, lejëkalimi jepet kundrejt 1.5 milionë lekëve
Home
Futboll

Vllaznia liron Hasanin, lejëkalimi jepet kundrejt 1.5 milionë lekëve

27 December, 2017 Q.Autor Futboll, Sport

Vllaznia i hap rrugën largimit të Edon Hasanit te Sepahani dhe në këmbim kursen disa miliona lekë për arkat e klubit. Më në fund çështja e shumëpërfolur në Shkodër është mbyllur, me klubin që ka marrë dëmshpërblim financiar për largimin e lojtarit, ndërsa 25-vjeçari nga ana e tij do të jetë më në fund në gjendje që të aktivizohet me klubin iranian.

Pas afro dy javëve pezull, më në fund çështja u zgjidh pas akordit të drejtuesve të klubit me futbollistin, që me rrogën prej 400 mijë lekësh të reja ishte një prej më të paguarve të ekipit. Për prishjen e njëanëshme të kontratës, Edon Hasani hoqi dorë nga tre rrogat e prapambetura, për një total prej 1,2 milionë lekë.

Kësaj shifre i shtohet edhe gjoba me vlerë 300 mijë lekë të rinj e vendosur nga klubi kuqeblu ndaj lojtarit për largimin pa leje dhe firmosjen me një tjetër skuadër pa djeninë e drejtuesve. Mesfushori pranoi termat e vendosur nga Vllaznia, duke sakrifikuar 1,5 milionë lekë të reja nga kontrata e firmosur në fillim të sezonit.

Kjo edhe për faktin se nga transferimi te Sepahani, ku firmosi për një vit e gjysmë, Edon Hasani do të përfitojë rreth 100 mijë euro në sezon. Kalimi në Iran ishte një lëvizje e madhe për futbollistin, si në aspektin ekonomik, ku përfitimet janë më të mëdha se në kampionatin shqiptar, por edhe në aspektin sportiv.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJE TË RËNDA/ Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje kalimtaren (VIDEO)
Previous article PLASI TE LSI/ Vasili "ëngjëlli mbrojtës" i Metës. Ja si i kthehet Manjanit: Çdo avokat i këtij turpi...

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar Futboll

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar

RIKTHEHET MOU/ Real paguan klauzolën, në merkato “ëndrra” quhet Julian Alvarez Futboll

RIKTHEHET MOU/ Real paguan klauzolën, në merkato “ëndrra” quhet Julian Alvarez

"NDIHEM NË FAJ"/ Tare: Milani më i madh se të gjithë, krenari të punoja këtu Futboll

"NDIHEM NË FAJ"/ Tare: Milani më i madh se të gjithë, krenari të punoja këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT