Ambasadori i BE Luigi Soreca e ka nisur ditën e sotme me një mesazh për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit.
“Të gjithë duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin. Të sillemi në mënyrë të përgjegjshme, të ndjekim të gjitha rregullat me rigorozitet”, shkruan ndër të tjera Soreca në ‘Twitter’, ndërsa ka publikuar dhe një video me mesazhe të përcjella nga profesionistë si duhet të sillemi për të mbajtur larg koronavirusin që po përhapet gjerësisht.
“Të gjithë duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin. Të sillemi në mënyrë të përgjegjshme, të ndjekim të gjitha rregullat me rigorozitet. Të respektojmë sakrificën e përditshme të dhe për të na ruajtur të gjithëve. Le të bëhemi pjesë e zgjidhjes dhe jo e problemit”, shkruan Soreca krahas videos.
Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë janë raportuar 64 të infektuar nga koronavirus dhe 2 viktima.
We all need to care about each other. We must act responsibly and follow strictly all the rules. In doing so we will respect the daily sacrifice made by 🇦🇱 doctors, nurses, policemen/women to keep us all safe. Let’s be part of the solution, not of the problem. 1/2
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) March 20, 2020


