Së fundmi është vënë re një fenomen: Njerëzit pasi përdorin maska e doreza, këto të fundit i hedhin ku të munden nëpër rrugë duke u shndërruar në një rrezik potencial për të tjerët.
Këto janë pamjet që sjell nga Pogradeci gazetari Artin Halili por për fat të keq këtë “panoramë” e ndesh kudo, edhe në rrugët e kryeqytetit.
“O njerëz, sepse nuk mund t’iu them të nderuar qytetarë sepse vetëm qytetari nuk po përcillet me këto veprime aspak normale. Jemi në situatë të jashtëzakonshme. Jemi në luftë me jetën, rrezikojmë veten, fëmijët dhe çdo familjar tjetër. Pse kështu luftohet virusi vdekjeprurës duke hedhur vend e pa vend maskat dhe dorezat e përdorura?! Ju mund të mos u dhimbset jeta, po ç’kusur kanë fëmijët që mund ti kapin ato me dorë në çdo moment? Vetëm për disa ditë/javë bëhuni qytetarë dhe mos bëni më veprime të tilla. TURP!”, shkruan Halili.
Në fakt persona kaq të papërgjegjshëm e të rrezikshëm rrjedhimisht, duhen ndëshkuar nga autoritetet policore.




