Në Indonezi janë 3 shqiptarë të cilët janë identifikuar si të prekur me koronavirus.
Sipas burimeve nga Ora News nga ministria e Jashtme bëhet fjalë për 3 shtetas shqiptarë, identiteti i të cilëve është akoma i panjohur.
Ndërkohë, po nga këto burime mësohet se njeri prej tyre ka ndërruar jetë.
Ai është një i moshuar 84-vjeçar.
Nga ana tjetër, po priten të dhënat zyrtare të të prekurve nga Ministria e Jashtme indoneziane.


