• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
OPTIMIST/ Rama: Po vazhduam kështu do dalim mirë nga kjo histori
Home
Politikë

OPTIMIST/ Rama: Po vazhduam kështu do dalim mirë nga kjo histori

19 March, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Në një lidhje në emisionin “Opinion”, Kryeministri Rama ka shpjeguar paketën e masave të marra nga qeveria për të menaxhuar edhe situatën ekonomike të shkaktuar nga përhapja e koronavirusit/

Rama tha se buxheti i vendosur në funksion të MInistrisë së Shëndetësisë është drejtpërdrejtë i dedikuar për nevoja  që lidhen me asistimin e të gjithë atyre që do të infektohen apo do t’i referohen ndihmës në spital. Drejtpërdrejt për të mbështetur mjekët dhe pesonelin shëndetësor. Shpërblimi i mjekëve është veç. Ne kemi thënë që të gjithë mjekët, infermierët që janë të përfshirë në vijen e e parë në fund të muajit ku jemi, bashkë me rrogën do të marrin edhe 1 mijë euro bonus.

Fevziu: Në këtë buxhet përfshihet edhe blerja e tamponëve?

Rama: Gjithçka, por koha është e papërcaktuar nuk e dimë sa do të zgjasë kjo gjendje dhe për këtë arsye duhet te jemi të furnizuar vijimësisht.

Fevziu: Dukej sikur kishte tone alarmante në fjalën tuaj sot. E di sepse edhe unë e jetoj siatuatën. A keni një plan afatgjatë që të dini ku mund të shkojmë në rrethana përkqeqësuese?

Rama: Ajo që më alarmon është çdo shenjë pakujdesje nga qytetarët. Nëse ne kufizjmë orarin për këmbësorët, është e kuptueshme që do të ketë më shumë radhë në dyqanet ku bëhen shpenzimet, por është e patolerueshme të turremi të gjithë tek dera. Dhe përfitoj nga rasti t’ju them: ju  lutem mos hedhim në plehra një sakrificë kaq të madhe, sepse pastaj i bie të vrasim veten.

Fevziu: Sepse 2 orëshi i lëvizjes është i pamjaftueshëm dhe vetvetiu do të krijohen radha. A ishte kjo zgjidhja më e mirë apo mund të ishte bërë diçka tjetër?

Rama: E thonë se nuk i shohin avionët që hedhin bomba, nuk i shikojnë ushtarët e armikut, por po të ishte kështu do vraponin të bënin ato që janë të domosdsohme. Arsyeja pse alarmohem ësshtë se disa njerëz se (edhe pse shumë  pak , por mjaftueshëm të për rrezikuar të tjerët) e trajtojnë orarin e lëvizjes si një mundësi për të dalë edhe pa kujdes, edhe pa nevojë.

Artan Hoxha: E kishim parashikuar që vendosja e fashës së orareve do të krijonte radhë.

Rama: Patjetër që nuk duhet shkencë, që do të kishte më shumë njerëz në radhë, por nga ana tjetër është shumë e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë që nuk ka vlerë asgjë që bëjnë nëse nuk rrinë në radhë. Në SHBA ka dalë një video një radhë me kilometër ku njerëzit rrijnë dhe respektojnë distancën. Mbarojnë më shpejt dhe nuk infektojnë njëri-tjetrin. Përsa i përket bankave, do ketë tolerancë nëse ka ende njerëz që duan të mbarojnë punë. Nëse kemi një orar në bankë që është ai që kemi përcaktuar. Nga ora 6 deri në ora 10 dhe pastaj nga ora 4 deri në ora 6. Nëse ka njerëz të cilët janë në radhë dhe erdhi ora 10 natyrisht ka tolerancë për të vazhduar për t’ju shërbyer.

Artan Hoxha: Me del polici më vë gjobë.

Rama: Është shumë e thjeshtë, kur ti shkon në bankë dhe ke bërë një veprim në bankë, ti ke provon që ke qenë në bankë. Nëse je në bankë ke një faturë që mund t’i tregohet policisë.

Duke folur per veprimet dhe kujdesin e qytetareve, Rama tha: Po vazhduam kështu deri në fund dhe po e mbajtëm deri në fund, jo si kombëtarja që në fund ha golat, ne do dalim mirë nga kjo histori dhe nuk do biem pre e pakujdesisë sonë në një formë që mund të na prodhojë një katastrofë njerëzore./ Opinion.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I DOMOSDOSHËM"/ PD mirëpret planin e Ramës për krizën e Koronavirusit
Previous article "NDËSHKIMI I TIJ ISHTE GABIM"/ Reagon Kina për arrestimin e mjekut hero që dha alarmin për koronavirusin

F.autor

Postime të ngjashme

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen Politikë

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

EKZEKUTOI ISH-VJEHRRIN NË ROSKOVEC/ Vetëvritet pas disa orësh negociata autori Refit Buzi Aktualitet

EKZEKUTOI ISH-VJEHRRIN NË ROSKOVEC/ Vetëvritet pas disa orësh negociata autori Refit Buzi

HETIMET PËR VRASJEN E EDMOND SULËS/ Policia kontrolle banesash në Bërxullë, verifikohen konfliktet Aktualitet

HETIMET PËR VRASJEN E EDMOND SULËS/ Policia kontrolle banesash në Bërxullë, verifikohen konfliktet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT