Bashkia Durrës I është nënshtruar dezinfektimit ditën e sotme.
Përmes një videoje nga Varfaj, sot është kryer vetëm një pjesë nga dezinfektimi i qytetit bregdetar.
“Larja dhe dezinfektimi i rrugëve, shesheve dhe mjediseve publike, vendgrumbullimeve të mbetjeve, jo vetëm në qendër, por edhe në periferi”, ka shkruar Varfaj.
Punonjësit e ndërmarrjeve të Pastrimit, Komunales Plazh,të Rrugës dhe Repartit të Zjarrfikësve janë në punë për të siguruar një mjedis sa më të sigurtë e të pastër me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.


