Punëtorët e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh janë nisur në këmbë drejt Tiranës, pas protestës së zhvilluar prej disa orëve sot para Prefekturës. Deri tani kanë bërë rreth 10 km në këmbë dhe janë në zonën e Kolonjës së Lushnjes.
Naftëtarët protestojnë se kanë disa muaj pune pa paguar. Ata kërkojnë dhe siguracionet për 18 muaj punë. Gjithashtu duan të rifilloj puna në rafineri, pasi është ndërprerë që nga avaria në repartin e koksit./AlpeNews.al/


