• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Indeksi i lirisë ekonomike/ Shqipëria në vendin e 57 në botë, shënon rritje pikëzimi. U përmirësua…
Home
Ekonomi

Indeksi i lirisë ekonomike/ Shqipëria në vendin e 57 në botë, shënon rritje pikëzimi. U përmirësua…

19 March, 2020 Redaktor1 Ekonomi

Shqipëria renditet në vendin e 57 në botë në indeksin e lirisë ekonomike për vitin 2020, duke shënuar rritje krahasuar me 2019-ën.

Megjithë rënien në renditje, pikaverazhi i përgjithshëm është përmirësuar me 0.4 përqind, kryesisht prej përmirësimit të disiplinës fiskale, ndërsa organizata komenton se rënia në renditje mund të reflektohet nga një performancë më e mirë e vendeve të tjera.

Shqipëria renditej e 30-ta mes 45 vendeve të rajonit të Evropës dhe pikaverazhi i saj i lirisë ekonomike mbetet nën mesataren rajonale, por mbi mesataren botërore.

Heritage Foundation komenton më tej se liria ekonomike në Shqipëri është në rritje graduale dhe pikaverazi i vitit 2020 është i barabartë me më të lartën e arritur nga vendi, e cila u regjistrua në 2014. Ekonomia konsiderohet relativisht e lirë dhe vazhdon të regjistrojë një masë të mirë rritjeje të GDP.

“Qeveria ka bërë progres në vënien nën kontroll të defiçitit të buxhetit, në stabilizimin e defiçitit buxhetor dhe në krijimin e një mjedisi miqësor ndaj biznesit. Por për të përmirësuar shanset e pranimit në BE, Shqipëria duhet të regjistrojë rritje të konsiderueshme në pikaverazhin e të drejtës së pronës, efektivitetin e gjyqësorit dhe integritetin e qeverisë”, thuhet në raport.

Mes pikave negative raporti thekson dobësinë e të drejtës së pronës në vend dhe procedurat e zgjatura e të vështira të regjistrimit të saj. Ekspertët shtojnë se sistemi gjyqësor mbetet i varur nga politika.

“Sistemi gjyqësor mbetet objekt i presionit politik, intimidimit dhe mangësisë së burimeve, edhe pse rihartimi i 1/3-ës së kushtetutës në 2016 ka kryer reformën më domethënëse në dretësi që prej fundit të epokës komuniste”, thuhet në raport.

“Administrata publike mbetet e gjymtuar nga paaftësia dhe korrupsioni. Taksa më e lartë individuale mbi fitimin është është rreth 23%, ndërsa taksa e biznesit është 15%. Mes taksave të tjera përfshihen TVSH dhe taksa e trashëgimisë. Masa totale e taksave arrin në 25.7 përqind të të ardhurave shtëpiake. Shpenzimet e qeverisë arritën në 29.1 përqind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit (GDP) në tre vitet e fundit, dhe mesatrja e defiçitit buxhetor është 1.6 përqind e GDP. Borxhi publik është ekuivalent i 68.6 përqind të GDP. Zbatimi i kontratave është lehtësuar por mbetet problematik. Po ashtu dhe punësia ka rënë vitet e fundit por mbetet përsëri e lartë. Emigrimi jashtë vendit i krahut të kualifikuar të punës mbetet problem. Komisioni Evropian ka raportuar në 2019 se subvencinet shtetërore mbeten të ulëta, ndërsa mbështetja në rritje te partneritetet publik-privat rrit mundësinë për influencim të shtetit në tregje të caktuara”.

“Megjithë njëfarë progresi në modernizimin e sistemit të investiemve në vend, ka kufizime për pronësinë e huaj të bizneseve. Sitemi financiar i vendit mbetet relatisht i qëndrueshëm. Sektori bankar është i qëndrueshëm por masa e huava problametike është shtuar”, është komenti i Heritage Foundation për vendin tonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Humoristi Muharrem Hoxha vetizolohet në Pogradec (VIDEO)
Previous article EFEKTI COVID-19/ Pandemia globale e zhyt bursën Amerikane me shpejtësi në pikiatë

Redaktor1

Postime të ngjashme

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj Ekonomi

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj Ekonomi

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT