• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
MASAT E REJA/ Binden bankat, hapur vetëm kur lëvizin qytetarët. Shtyhen këstet e kredive
Home
Ekonomi

MASAT E REJA/ Binden bankat, hapur vetëm kur lëvizin qytetarët. Shtyhen këstet e kredive

19 March, 2020 F.autor Ekonomi

Më datë 17 mars kryeministri Rama firmosi urdhrin për shtyrjen e afatit për pagesat e kësteve, për në një moment të dytë, duke iu dhënë mundësinë qytetarëve dhe bizneseve që të kërkojnë trajtim preferencial për të shlyer këstin më vonë. Ky vendim u mor nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë që vendosi të shtyhen me 3 muaj pagesat e kësteve të kredive për të gjithë klientët e bankave, për shkak të pezullimit të shumë aktiviteteve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Spiro Brumbulli ka shpjeguar në emisionin Repolitix në Report TV, se aktualisht bankat po punojnë për orientimin e kredimarrësve, që të justifikojnë kërkesën e tyre për shtyrje të afatit, si dhe për procedurat që do të ndjekin.

“Të gjithë kredimarrësit ti drejtohen bankave për të marrë një trajtim preferencial për të mos i paguar këstet gjatë kësaj periudhe 12 mars -31 maj nëse justifikojnë arsyen por ti shtyjnë për një periudhë tjetër. Bankat po ndërgjegjësojnë të gjithë kredimarrësit që të mbledhin dokumentacionin për problemin që kanë, të justifikojnë shtyrjen dhe më pas të negociojnë”,shprehet Brumbulli.

I pyetur nëse bankat e nivelit të dytë mund të mendojnë për një shtyrje të këtij afati tremujor, Brumbulli shpjegon se një shtyrje e dytë mund të rrezikonte sistemin financiar. Sipas tij aktualisht me këtë vendim të marrë në sistemin bankar nuk do të hyjnë 260 milionë euro.

“Shtyrja për më shumë se një periudhë tre mujore, shkakton dëme dhe rrezikon sistemin financiar. Bankat Nuk lozin me paratë e tyre dhe 10% e gjithë totalit të detyrimeve janë kapitale aksionare, 90% janë depozita dhe gjëja e parë që bëjnë bankat është të ruajnë depozitat e qytetarëve. Periudha tremujore është konsideruar e arsyeshme për të kaluar këtë pik të situatës dhe deri sa të dalim nga kjo situatë do të shikojmë, nëse do të jetë më shumë atëherë bankat do të kenë vështirësi shumë në thithjen e likuiditetit. Aktualisht vetëm për këto tre muaj në sistemin bankar nuk hyjnë rreth 260 milionë euro”,thekson sekretari i Shoqatës së Bankave.

Po ashtu Brumbulli ka bërë të ditur se bankat tregtare po plotësojnë të gjitha detyrimet dhe se do të bëjnë përshtatje të orareve, me kohën që kanë në dispozicion qytetarët për të lëvizur.

“Bankat që nga dita e parë i kanë plotësuar të gjitha detyrimet, kurse ajo që thuhet do të zbatohet, edhe pse urdhri doli paksa me vonesë bankat përgjithësisht janë munduar të përshtatin oraret me kohën që kryeministri përmendi”, shton Brumbulli.

Ndërkohë vendimi i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë është që të shtyhet pagesa e kësteve, nga data 12 mars deri më 31 maj 2020.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Gjesti i bukur i skuadrës së "Fenomenit" me tamponët: Dikush ka më shumë nevojë...
Previous article SHËNIM/ Kur bota është në luftë me koronavirusin, liderët e Kosovës duan të bëjnë dasëm në ditën e mortit

F.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT