Pyetja epike e adresuar mbrëmjen e djeshme nga kryedemokrati Lulzim Basha për kryeministrin Edi Rama, ka ngjallur mjaft reagime.
Edhe pse ai mohoi një dërgim të tillë pavarësisht mesazheve të publikuara nga gazetarja Eni Vasili, duket se edhe provat që vendos në dispozicion nuk krijojnë besueshmëri.
Mirëpo, duke dashur të tërheq vemendjen nga ky skandal i pandodhur më parë gjatë nje transmetimi LIVE, Basha ka njoftuar konferencë për shtyp ku sipas tij do nxjerrë fakte tronditëse për qeverinë.
Nuk dihet ende se çfarë, por një gjë është e sigurt: Kur gënjen edhe për një mesazh, vështirë të kete besimin e popullit edhe për gjëra më të mëdha.
ALPEnews.al


