Kur u raportuan rastet e para me koronavirus, u duk sikur pati një ndërgjegjësim shumë të madh nga shqiptarët, të cilët filluan të rrallojnë daljet e tyre.
Masat e ndryshme të marra nga qeveria si ndalimi i qarkullimit të makinave pa autorizim, mbyllja e kafeneve apo e transportit urban dhe efekte. Në ditët e para ishin shumë të pakët njerëzit që i shihnim në rrugë, por kjo situatë ka ndryshuar krejtësisht. Gazetarët e Report Tv në rrethe raportojnë se në qytet po lëvizin çdo ditë e më shumë.
E njëjta gjë po ndodh në Fier, në Fushë- Krujë, Elbasam, në Tiranë për më tepër, Shkodra nuk nuk respekton asnjë nga rregullat. Rrugët janë plot me qytetarë të cilët duke se shfrytëzojnë diellin dhe ditët e pushimin për të dalë xhiro, por duke u shndërruar në rrezik serioz që ky koronavirusi të përhapet dhe të kemi një bilanc më të rëndëuar se 55 të infektuar, me të cilëve dy viktima.
Qeveria ka marrë masën që ndalon qarkullimin pas orës 18:00 dhe gjobë për atë që e shkel, por qytetarët nuk janë ndërgjëgjësuar duke mos e ditur rrezikun që i kanoset.


