Policia e Shtetit ka publikuar gjatë natës një video ku shihen rrugë të Tiranës bosh, ndërkohë që qytetarët nuk mund të lëvizin në këmbë pas orës 18:00.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ policia thekson se ajo çfarë u kërkohet qytetarëve është që të rrinë në shtëpi, duke respektuar oraret e vendosura në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
“Ajo që kërkohet nga çdo qytetar është të rrijë në shtëpi, duke respektuar oraret e vendosura në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Na ndihmoni dhe ju, të mos ndëshkoheni me gjoba!”, shkruan policia, ndërsa ne videon e publikuar shihet se rruget jane bosh.


