• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ish ministri i LSI del kundër Metës: Letra për Trump, e gabuar sa më s’ka!
Home
Shqipëri

Ish ministri i LSI del kundër Metës: Letra për Trump, e gabuar sa më s’ka!

27 December, 2017 k.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ish ministri i LSI Ylli Manjani ka dalë hapur kundër letrës që Presidenti i Republikës Ilir Meta i dërgoi homologut të tij amerikan për votimin në OKB.

“Letra që Presidenti i Republikës sonë i dërgoi Presidentit të SHBA, për çështjen e votimit në OKB ishte e nxituar! E gabuar sa më s’ka!”, shkruan Manjani në një postim në FB, teksa ndër të tjera thotë se gjykon që “ajo letër nuk duhej të ishte shkruar!”

Nga Ylli Manjani

Llogari pushteti në kurriz të shtetit
____________

Letra që Presidenti i Republikës sonë i dërgoi Presidentit të SHBA, për çështjen e votimit në OKB ishte e nxituar! E gabuar sa më ska!

Kryetari ynë i shtetit i “ankohet” kryetarit të një shteti tjetër, për shtetin e tij që nuk ekziston fare! Kjo fabul nuk shkon në asnjë rrethanë, pavarësisht nëse ka patur apo jo dijeni për votimin që do bënte qeveria.

Presidenti i Republikës mund të kërkonte shpjegime për atë çështje. Kaq do të mjaftonte për të kuptuar rolin e tij! Të tjerat ishin të tepërta.

Republika e Shqipërisë tashmë edhe ligjërisht është pushtet dhe jo më shtet. Të paktën që prej vitit 2008 kur filloi shkërmoqja e Presidentit si kryetar i Shtetit.

Kushtetuta super konsensuale që miratuan vjet e fshiu fare edhe ate pak shtet që kishte mbetur tek Presidenti I Republikës.

Ndaj gjykoj se ajo letër nuk duhej të ishte shkruar!

Rama, kryetari i pushtetit, bëri një lëvizje pushteti me atë votim në OKB. Duke shfrytëzuar një deklaratë të Presidentit Trump mbi ndërprerjen e ndihmës Amerikane, Rama mjeshtërisht i nguli thikën pas shpine Ambasadorit Lu (bashkëpunëtorit të tij) për të justifikuar mashtrimin që kanë bërë me FBI në Tiranë.

Që të jem më konkret, FBI nuk ka prezencë në Tiranë siç u trumpetua para një muaji, kur u anoncua operacioni dështak “Forca e Ligjit”! Janë vetëm dy punonjës të Departamentit të Drejtësisë (oficerë të FBI), që vijnë këtu njëherë në tre muaj për qëllim marrje informacioni për Amerikanët që hyjnë e dalin në Shqipëri. Kaq bëjnë!

Marrëveshja që ata janë këtu ka të bëjë me shkembim informacioni për kufinjtë që i duhen SHBA, jo ne.

Në mënyrë qesharake Ministri i Brendshëm i ka venë edhe një zyrë në dispozicion pa ja kërkuar askush. Këtë e bëjnë vetëm që të dalë nami që FBI po “bën hatanë”.

Në fakt policia politike dhe grupe prokurorësh luajalë të pushtetit aktual kanë filluar të punojnë sipas një axhende politike tashmë. Në këtë moment po vendosen “kufinjtë ndërmjet njëri-tjetrit. Pra po vendoset se ku fillon e ku mbaron pushteti i Kryeministrisë në Ministrinë e Brendshme. Debati i tensinuar për praninë e Haki Cakos ende në krye të policisë e dëshmon këtë gjë…

Emri FBI përdoret thjesht si dordolec që tremb njerëzit. Mjeshtër i propagandës mbetet shefi i pushtetit!

Tani Rama shpreson që Trump të mbajë fjalën dhe të ndërpresë ndihmën për Shqipërinë, që do të thotë në fakt largim ose të paktën zbythje të atyre amerikanëve që janë kryesisht të OPDAT dhe që i kanë dhënë gojës vend e pa vend.

Kjo vlen gjithashtu edhe për Ambasadorin, i cili po sfumon shefin e pushtetit këtu me daljet e tij publike.

Kështu gjendet dhe alibia se për mos ardhjen e FBI, sic është propaganduar se ajo do na luftojë korrupsionin tonë!

Ja kaq është kjo punë! Të tjerat janë tjerrje koti! Nuk ka mbetë politika e jashtme Amerikane e botërore me sytë nga Shqipëria!

Ndaj them që Presidenti është nxituar me atë letër. Duhet ta kishte analizuar më parë sjelljen e pushtetit, se është i lexueshëm!

Shtet nuk ka më!
Pushtet ka pafund!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arsenali dhe Liverpooli në betejë për sensacionin meksikan Hirving Lozano
Previous article Balotelli do qëndrojë te Nice, e konfirmon presidenti Rivere

k.autor

Postime të ngjashme

VRASJA NË KAMËZ/ Detajet: Konflikti nisi në kalçeto (EMRI) Aktualitet

VRASJA NË KAMËZ/ Detajet: Konflikti nisi në kalçeto (EMRI)

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË KAMËZ/ Qëllohet për vdekje 1 person! Identifikohet autori i vrasjes Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË KAMËZ/ Qëllohet për vdekje 1 person! Identifikohet autori i vrasjes

RREGULLAT/ Matura Shtetërore 2026 nis në gjithë vendin, mbi 26 mijë maturantë në provime Aktualitet

RREGULLAT/ Matura Shtetërore 2026 nis në gjithë vendin, mbi 26 mijë maturantë në provime

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT