• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI NË SHQIPËRI/ Shkon në 55 numri i të prekurve, vetëm 4 raste të prekura në 24 orët e fundit
Home
Breaking News

KORONAVIRUSI NË SHQIPËRI/ Shkon në 55 numri i të prekurve, vetëm 4 raste të prekura në 24 orët e fundit

17 March, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

4 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, në 42 teste të kryera në 24 orët e fundit ndaj personave të cilët kanë pasur shenja të lehta të sëmundjes.

Kështu personat e prekur në Shqipëri me koronavirus shkojnë në 51.

Në spitalin infektiv ndodhen të shtruar 25 raste, 3 prej tyre nën kujdes intensiv.

NJOFTIMI I PLOTE

Jemi në terren cdo ditë për të vijuar gjurmimet e rasteve dhe kontaktet e personave që kanë rezultuar pozitivë.

Janë testuar në 24 orët e fundit 42 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 605 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 55 raste:

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 38 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste

Prej tyre:

25 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina).

Prej tyre janë në terapi intensive tre qytetarë, njëri prej të cilëve në respiracion të drejtuar.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Pas hetimit të hollësishëm epidemiologjik në spitalin “Shefqet Ndroqi”, kanë dalë pozitiv edhe 2 raste personel shëndetësor që kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Nga hetimi i kryer, janë testuar 89 personel shëndetësor në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe prej tyre kanë rezultuar 8 mjekë dhe infermierë pozitivë. Duhet thënë që të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të vetëkarantinuar.

Spitali “Shefqet Ndroqi” do të kthehet në spital COVID, sipas skenarëve, për të lehtësuar edhe fluksin në spitalin Infetiv dhe Ministria e Shëndetësisë po merr masa për zëvendësimin e personelit me mbi 2200 vullnetarët që i janë përgjigjur thirrjes për të ndihmuar stafet mjekësore në terren.

Dua të bëj një apel për mjekët të zbatojnë me kujdes masat mbrojtëse për parandalimin e infeksionit.
Në lidhje me testimet, dua të them që të gjitha rastet e testuara kanë qenë raste të dyshuara. Ne po përpiqemi të ndërpresim zinxhirin e transmetimit të infeksionit. Këtu po përqëndrohet puna e të gjithë shërbimit në këto momente.
Ju lutemi mos shkoni menjëherë në spital!
Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes!
Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19 , Instituti i Shëndetit Publik, Silva Bino.

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 17. März 2020

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ A ndikon Ibuprofen në përshkallëzimin e COVID-19? Debati nga i cili po “zien” Europa
Previous article MBLEDHJA E KRYEMINISTRIT TË BALLKANIT/ Rama i vetëm në sallën e konferencave, zhvillohet online takimi me homologun austriak

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje Aktualitet

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë Aktualitet

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT