Një ndër pyetjet që shqetëson më së shumti qytetarët në këto ditë pasi koronavirusi mbërriti në Shqipëri është nëse shpërndarja e tij mund të bëhet përmes produkteve të përditshmërisë siç janë buka apo ishqimet.
Një përgjigje për këtë e ka dhënë mjeku i njohir infeksionist Pëllumb Pipero, i ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Open” në Top Channel.
“A mund të shpërndahet nga buka dhe ushqimet e tjera”- e pyeti drejtuesja e emisionit ekspertin Pipero, i cili u përgjigj:
“Jo, nuk ka studime që Covid-19 të përhapet nga ushqimet. Frutat dhe perimet duhet pastruar disa herë. Prandaj ju bëjmë thirrje që të qëndroni në shtëpi. Sa herë bëni një punë, lani duart me ujë dhe sapun”.


