• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Shtëpia e Bardhë nxjerr udhëzime të reja për epideminë
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Shtëpia e Bardhë nxjerr udhëzime të reja për epideminë

16 March, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Shtëpia e Bardhë po u bën thirrje amerikanëve të moshuar të mos dalin nga shtëpia, gjithashtu po nxit të gjithë popullatën të shmangë vende publike me turma njerëzish, ndër to edhe restorantet.

Sugjerimet e reja janë pjesë e udhëzimeve të gjera që kanë bërë autoritetet për të penguar përhapjen e koronavirusit.

Presidenti Donald Trump dhe grupi i punës që ai ka emëruar në përgjigje të koronavirusit nxorën udhëzimet e reja, në një kohë kur qeveria federale po punon për të shtuar ritmet e analizave për virusin dhe për të reduktuar dëmin nga paniku në tregjet financiare.

Ndër rekomandimet e reja: gjatë 15 ditëve të ardhshme amerikanët nuk duhet të mblidhen në grupe më të mëdha se me 10 vetë, studentët duhet të vazhdojnë të ndjekin studimet nga shtëpia dhe duhet të shmangen udhëtimet jo të domosdoshme dhe vizitat tek njeri-tjetri.

Nëse një pjesëtar i familjes rezulton pozitiv për virusin, të gjithë pjesëtarët e tjerë duhet të qëndrojnë në shtëpi.

Në komentet në sallën e konferencave për shtyp, Presidenti Trump tha: “Nëse të gjithë bëjnë modifikime të tilla dhe sakrifica në jetën e përditshme, do të arrijmë si komb ta mundim virusin dhe së bashku do të fesojmë”.

Për shumicën e popullatës, infektimi me koronavirus do të shkaktojnë probleme të vogla, simptoma të lehta si kollë dhe temperaturë. Për disa, sidomos për personat e moshuar dhe ata që kanë problem shëndeti, mund të sjellë komplikime, ndër të cilat pneumoni.

Pjesa më e madhe e njerëzve të prekur do ta kalojnë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, njerëzit me simptoma të lehta e kalojnë për dy javë, ndërsa ata që e kanë më të rendë duan tre deri në gjashtë javë ta marrin veten.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FAKE NEWS"/ Check up-i nuk është anuluar, u pezullua deri në rikthimin e normalitetit
Previous article ASNJË RAST ME KORONAVIRUS/ Mali i Zi ndalon fluturimet, transportin hekurudhor dhe autobusët

k.autor

Postime të ngjashme

SULM NË PARADËN E BERLINIT/ Makina futet mes turmës! Humb jetën një grua, 16 të plagosur Botë

SULM NË PARADËN E BERLINIT/ Makina futet mes turmës! Humb jetën një grua, 16 të plagosur

“BETEJA” E RE E PRESIDENTIT/ Trump përplaset me Muzeun Kombëtar të Historisë Amerikane Botë

“BETEJA” E RE E PRESIDENTIT/ Trump përplaset me Muzeun Kombëtar të Historisë Amerikane

SULM NDAJ NJË PORTI NË JEMEN/ Houthit marrin përgjegjësinë për sulmet kundër Arabisë Saudite Botë

SULM NDAJ NJË PORTI NË JEMEN/ Houthit marrin përgjegjësinë për sulmet kundër Arabisë Saudite

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT