Kryeministri Rama, në një komunikim live në ‘Facebook’, tha se e mirëkupton këdo që do mërzitet e acarohet, që do e shajë e ofendojë, por se “askush nuk ka të drejtë të vërë në diskutim ligjin special dhe masave drastike”.
Rama tha se kjo nuk është një lojë kukafshehti dhe se ilaçi më i mirë për të luftuar këtë armik është kufizimi drastik dhe shmangia e grumbullimeve.
“Nuk i kërkoj askujt të vihet në pozitën time sot.Ju kërkoj vetëm të bëni durim, si kurrë ndonjëherë më parë dhe dëgjoni lutjen time për të parë përmasën e jashtëzakonshme të vështirësisë që duhet të kapërcejmë. Të sfiduar nga nervat tuaja nga zakonet e jetës së përditshme, keni të drejtë të ankoheni, të alarmoheni, keni të dretë të mërziteni, acaroheni madje edhe të më shani dhe të më ofendoni. Por mos vini në diskutim kufizimet dhe të shkelni ligjin special të cilin më ka rënë mua barra tua komunikoj, në bazë të orientimeve të eksperteve dhe vendmimarrjeve të ministres se Shëndetësisë. Kjo nuk është luftë e shkurtër dhe mund ta mbarojmë me një fundjavë. Askush nuk e di sesa mund të zgjasë. Ka kapur gafil edhe fuqitë më të mëdha. Kjo që po ndodh nuk ka lidhje me asnjë lojë kukafshehti. Askush nuk e di se sa mund të zgjasë kjo luftë. Ky armik i padukshëm po mbyll në shtëpi të madh e të vogël, në çdo vend të botës. Ilaçi më i mirë është kufizimi drastik i lëvizjes dhe shmangia e grumbullimeve”, tha Rama.


