Kur akrepat e orën kanë kaluar 08:00, rrugët janë boshatisur duke u kthyer në gjendjen normale siç duhet të jetë kur vendi është në një situatë “lufte” në kohë koronavirusi. Njerëzit dhe makinat të autorizuara, ditën e sotme numërohen me gishtat e dorës nëpër rrugët e qytetit.
Më të “pabindurit” kanë rezultuar të moshuarit. Ato vijojnë që të qëndrojnë në parqe me grupime të mëdha, edhe pse janë të vetëdijshëm për rrezikun që u kanosen. Për këtë arsye në Vlorë dhe Elbasan, ka ndërhyrë policia dhe ushtria për t’i shpërndarë ato dhe për t’i këshilluar që të rrinë në shtëpi.


