• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DYSHIMET/ A u vodh Covid-19 nga 2 spiunë kinezë në një laborator në Kanada? (INVESTIGIMI)
Home
Nderkombetare

DYSHIMET/ A u vodh Covid-19 nga 2 spiunë kinezë në një laborator në Kanada? (INVESTIGIMI)

15 March, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Mungesa ende e një përgjigjeje nga shkencëtarët mbi origjinën e koronavirusit i ka lënë vend shumë dyshimeve dhe lajmeve të rreme se ajo është përhapur nga laboratorët kinezë.

Një reportazh i televizionit publik kanadez CBC flet për një nga teoritë konspirative që është përhapur pas një lajmi të transmetuar në këtë media verën e kaluar, se dy shkencëtarë kinezë, këta që shihni në foto ishin dëbuar për arsye jo shumë të qarta nga laboratori kërkimor i sigurisë së lartë për viruset në Uinipeg, në jug të Kanadasë.

Në këtë laborator zhvillohen studime mbi COVID-19. Duke marrë shkas nga ky lajm, njerëz të famshëm me shumë ndjekës në rrjetet sociale, nisën të përhapnin dyshime, se shkencëtarët kineze kishin grabitur mostra të koronavirusit, për t’i çuar në laboratorin e ri të Uhanit në Kinë.

Në reportazhin e CBC është publikuar së fundi emri i shkencëtares kineze Zhiango Çu, me profesion mjeke virologe e cila prej 1996-ës kryen specializime në Kanada. Për të shuar dyshimet, hetuesit kanadezë thanë se Çu nuk ka dërguar asnjë mostër të koronavirusit në Kinë. Ata sqaruan se Çu dhe bashkëshorti ishin pjesë e një ekipi studiuesish, të cilët u nxorën jashtë laboratorit verën e kaluar për shkak se kishin anashkaluar disa rregulla.

Çu dhe bashkëshorti i saj kanë udhëtuar 5 herë në vitet 2017-2018 drejt Uhanit, ku ndodhet laborator më i ri studimor për viruset e sigurisë së lartë në Kinë, me të cilin ata bashkëpunojnë. Ky fakt mesa duket ka ushqyer dyshuesit nëpër rrjete sociale, të cilat hetuesit kanadezë i hedhin poshtë.

Të gjitha shkëmbimet e njohurive me Kinën në këtë fushë, autoritetet kanadeze i kanë të regjistruara. Ata konfirmuan se Marsin e kaluar kanë dërguar në një laborator të ngjashëm në Pekin, mostra të viruseve si Ebola apo SARS./Tv Klan

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK ZBATUAN URDHRIN E POLICISË/ Gjobiten mbi 70 drejtues mjetesh në Korcë
Previous article DRAFTI ANTI-KORONAVIRUS/ Italia pritet të miratojë dekretin për ndihma sociale për familjet, bizneset...

F.autor

Postime të ngjashme

“SHTËPIA E BARDHË NUK E DINTE QË I KISHA”/ Audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane Botë

“SHTËPIA E BARDHË NUK E DINTE QË I KISHA”/ Audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane

ULEN ÇMIMET E NAFTËS NË TREGJET BOTËRORE/ Sinjalet për qetësim mes SHBA-së dhe Iranit ndikojnë tregun Botë

ULEN ÇMIMET E NAFTËS NË TREGJET BOTËRORE/ Sinjalet për qetësim mes SHBA-së dhe Iranit ndikojnë tregun

PARALAJMËRON SËRISH IRANIN/ Trump: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet Botë

PARALAJMËRON SËRISH IRANIN/ Trump: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT