• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BËHET VIRALE/ Kjo është letra e koronavirusit drejtuar… njerëzimit: Mjaft më!
Home
Sociale

BËHET VIRALE/ Kjo është letra e koronavirusit drejtuar… njerëzimit: Mjaft më!

15 March, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Apeli i fortë i blogeres italiane Darinka Montiko bëhet viral. Letra imagjinare e koronavirusit drejtuat njerëzimit trajton tema të forta të shkatërrimit që njerëzit po i bëjne planetit dhe duket se ka ardhur koha që të gjithë të ndalojmë, të shohim, të dëgjojmë.

 

Ndaloni!

Thjeshtë alt, stop, mos lëvizni

Nuk është më një kërkesë. Eshtë detyrim. Jam këtu për t’ju ndihmuar

Kjo lodër supersonike ka konsumuar binarët.

Mjaft trena,

shkolla,

qendra tregtare,

takime.

Kemi thyer vorbullën marramendëse të iluzioneve dhe të detyrimeve që ju bllokuan të ngrini sytë në qiell, të shihni yjet, të dëgjoni detin, të përkundeni nga cicërima e zogjve, të rrokulliseni në lëndina, të mblidhni një mollë nga pema, t’i buzëqeshni një kafshe në pyll, të merrni frymë në mal, të dëgjoni mirëkuptimin.

U detyruam ta thyejmë.

Nuk mund të zëvendësoni Zotin.

Detyrimi ynë është reciprok.

Siç ka qenë gjithnjë, edhe pse, e keni harruar. Do të ndërpresim këtë transmetim, transmetimin e pafundë kakofonik të ndarjeve dhe të hutimeve, për t’ju sjellë këtë lajm:

nuk jemi mirë, asnjë prej nesh,

të gjithë ne po vuajmë.

Vitin e kaluar furtunat e zjarrit që dogjën mushkëritë e Tokës nuk ju ndalën.

As akullnajat që po treten,

as qytetet tuaja që po zhyten,

dhe as ndërgjegjësimi se jeni shkaktarët e vetëm të zhdukjes së gjashtë në masë.

Nuk më dëgjuat.

Eshtë e vështirë të dëgjoni duke qenë kaq të zënë, duke luftuar të kacavirreni gjithnjë e më lart mbi skelat e komoditetit që keni ndërtuar.

Themelet po shemben, po përkulen nën peshën e dëshirave tuaja false.

Unë do t’ju ndihmoj.

Do të sjell furtunat e zjarrta në trupin tuaj,

do të përmbys mushkëritë tuaj,

do t’ju izoloj si një ari polar mbi një ajzberg në det të hapur.

Më dëgjoni tani?

Nuk jemi mirë. Nuk jam një armik. Jam një lajmëtare i thjeshtë, jam një aleat, jam forca që do të risjell ekuilibrin.

Tani duhet të më dëgjoni, po ulërij që të ndaloni!

Ndaloni, heshtni, dëgjoni.

Tani ngreni sytë në qiell, si ju duket? Nuk ka më avionë, sa ju duhet që të jeni mirë e të shijoni oksigjenin që po merrni?

Shihni oqeanin, si është? Shihni lumenjtë, si janë? Shihni Tokën, si është? Shihni veten tuaj, si jeni?

Nuk mund të jesh i shëndetshëm në një ekosistem të sëmurë.

Ndalo.

Shumë kanë frikë tani. Mos i jepni fuqi frikës, mos e lini t’ju pushtojë. Lëreni që t’ju  flasë, dëgjoni mençurinë e saj.

Mësoni të qeshni me sy.

Do t’ju ndihmoj, nëse më dëgjoni.

#DEGJO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË PARASHIKOI NOSTRADAMUSI PËR 2020-ën? Tri profeci sëmundjesh që ngjajnë me koronavirusin
Previous article SI NJË DITË E ZAKONSHME/ Kryeqytetasit dalin nga karantina pas shiut. Grumbullime... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

VUANTE DËNIMIN ME BURG NË FIER/ Ndërron jetë 52-vjeçari i shpallur fajtor për vrasje në '97, shkak dyshohet një problem kardiak Aktualitet

VUANTE DËNIMIN ME BURG NË FIER/ Ndërron jetë 52-vjeçari i shpallur fajtor për vrasje në '97, shkak dyshohet një problem kardiak

AKSIDENT I FRIKSHËM NË ELBASAN/ Përplasen dy furgonë, makina e trajleri! Një i plagosur (PAMJET) Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË ELBASAN/ Përplasen dy furgonë, makina e trajleri! Një i plagosur (PAMJET)

“NUK E DI KUSH E VRAU”/ Vëllai i Fridman Xhaferrajt dëshmon në gjyqin ndaj Laert Haxhiut Aktualitet

“NUK E DI KUSH E VRAU”/ Vëllai i Fridman Xhaferrajt dëshmon në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT