• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Kanë qasje të kundërt për epideminë: Pse britanikët nuk po kyçen në shtëpi?
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Kanë qasje të kundërt për epideminë: Pse britanikët nuk po kyçen në shtëpi?

15 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kur ditën e enjte kryeministri britanik Boris Johnson, edhe pse konfirmoi që pandemia e koronavirusit do të kujtohet si kriza më e madhe shëndetësore e kësaj gjenerate”, nuk pranoi të shpallte gjendjen e  emergjencës dhe të mbyllte si pasojë shkollat dhe institucionet shtetërore në vend,  krijoi një habi madje dhe revoltë në opinionin publik lokal dhe ndërkombëtar.

Vendimi shtroi por edhe një pyetje që më shumë së të thuhet me zë të lartë, mendohet nda të gjithë: çfarë dinë britanikët që ne nuk dimë?

Vendimi i Johnsonit vjen nga një qasje ndryshe të këshilltarëve tëtij për shëndetin, e mbështetur edhe tek disa epidemiologë anglezë, që bazohet tek dy teori.

E para është ajo që mendon se piku në Britaninë e Madhe nuk do të shfaqet përpara 14 javëve, gjë që me masa shtrënguese do të nënkuptonte rreth 3 muaj izolim të popullsisë britanike. Diçka, sipas Downing Street, që nuk mund të realizohet fizikisht dhe që do të çonte në kolaps ekonominë britanike që ka pësuar goditje më parë edhe nga vendimi për largimin nga BE.

Teoria e dytë, tërësisht epidemiologjike, mendon se do të ishte gjë e mirë, në mungesë në periudhën afatshkurtër të një vaksine, që pjesë e mirë e popullsisë të imunizohej nga virusi, duke u infektuar nga ai, dhe duke zhvilluar natyrisht antikorpet e nevojshme.

Për këtë arsye disa evente masive nuk janë anuluar, madje as shkollat, duke qenë që sipas  disa mjekëve britanikë, “ nuk është e provuar që fëmijët të jenë super-shpërndarës të virusit”, siç thotë Clare Wenham, pedagoge e sigurisë shëndetësore globale në London School of Economics.

Kritikat janë të shumta. Një qasje e tillë, sipas mjekëve reanimatorë britanikë, do të çonte spitalet në një gjendje kolapsi nga sasia e pacientëve, veçanërisht atyre të një moshe të avancuar.

Një mundësi e parashikuar nga qeveria, ku vetë Johnson pohoi se familjet britanike duhet të përgatiten me vdekje të shumta. Një qasje pothuajse fataliste, qasja e  “qetësisë dhe ecjes përpara”, që shumë e kanë cilësuar një bast për qeverinë,  që po u humb mund të ketë pasoja të paparashikueshme për Londrën zyrtare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Si trajtohen njerëzit me epidemi dhe çfarë po i vret ata?
Previous article ABUZIMI ME ÇMIMET NGA KORONAVIRUSI/ Policia kontroll “blic” në të gjitha farmacitë e Durrësit, e pësojnë dy pronare (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT