Raportohet vdekja e parë nga koronavirusi, një grua 82-vjeçare.
Kryetari i bashkisë Blasio konfirmoi sot në një telefonatë në konferencë për media, duke shënuar vdekjen e parë të shtetit të lidhur me koronavirusin.
Sipas tij, gruaja kishte emfizemë të përparuar dhe në gjendje kritike.
“Ne e kemi ditur që në fillim që këta njerëz janë më të rrezikuarit në këtë pandemi dhe lajmet e sotme janë një konfirmim i trishtuar i këtij realiteti.
Dua të falënderoj stafin e Qendrës Mjekësore Ëyckoff për përpjekjet e tyre për të shpëtuar jetën e kësaj gruaje dhe të gjithë profesionistët mjekësorë në vijat e frontit që mbrojnë të prekurit tanë”, tha de Blasio.
Ai ka kërkyar nga të gjithë që të bëjnë pjesën e vet dhe të marrin masat e nevojshme paraprake për të mbrojtur njerëzit që janë më të rrezikuar.