• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Pse epidemia po merr më pak jetë njerëzish në Gjermani?
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Pse epidemia po merr më pak jetë njerëzish në Gjermani?

14 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Të premten, numri i personave që rezultojnë të jenë të infektuar me COVID-19 në Gjermani u rrit në 3,059. Prej këtyre, vetëm gjashtë kanë humbur jetën deri më tani. Pra, dy vetë për çdo 1000 raste. Po t’i krahasofsh shifrat me shtete të tjera të cilat janë goditur rëndë nga virusi si Kina, Italia, Irani, Koreja e Jugut, Spanja dhe Franca ndryshimi duket qartë. Gjermania duket ta ketë situatën në kontroll.

Por si ka mundësi që në Gjermani po humbin jetën më pak vetë me Covid-19 se kudo në vendet e tjera?

Në një konferencë për shtyp të mërkurën e kaluar, Prof. Dr. Lothar H. Wieler, Presidenti i Institutit Robert Koch në Berlin shpjegoi si po ecte menaxhimi i epidemisë në vend.

Ai u shpreh:

“Që nga fillimi, ne kemi u kemi bërë thirrje shumë sistematikisht mjekëve tanë që të testojnë njerëzit”.

Wieler shtoi se sistemi gjerman mund të sigurojë “testimin në një shkallë të lartë, në mënyrë që të mund të shohim me lehtësi fillimet e epidemisë”.

Profesori gjithashtu shpjegoi se ky është vetëm fillimi për Gjermaninë:

“Nëse e imagjinoni një epidemi si një kurbë […], atëherë thjesht ka vende që janë thjesht më tej” në përparimin e kësaj epidemie.

Lothar H. Wieler  vuri në dukje gjithashtu se Gjermania po shkëmben informacione me vendet e tjera për të mësuar më shumë në lidhje me zhvillimin e sëmundjes dhe po bashkëpunon në koncepte për të përmirësuar pandeminë.

“Për sa kohë që kjo epidemi vazhdon të prekë vendin tonë, do të duhen muaj, sigurisht, ndoshta vite.

Ai u përqëndrua në nevojën për të mbrojtur grupin e njerëzve me rrezik të lartë duke mos i ekspozuar ata në radhë të parë. Nga ana tjetër, një virolog italian tha se numri i ulët i vdekjeve gjermane “është një pyetje që askush nuk mund t’i përgjigjet deri më tani”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MODA ME MASKA/ Të njohurat shqiptare tregojnë si të jemi të mbrojtura dhe seksi
Previous article FSHEHU UDHËTIMIN NË GJERMANI/ Gruaja me koronavirus fut në karantinë 18 mjekë e infermierë në Fier

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT