Një vajzë pesëdhjetë ditëshe që ishte shtruar në spitalin pediatrik Meyer në Firence të Italisë, pasi rezultoi pozitive ndaj koronavirusit u kthye në shtëpi në provincën e Massa Carrara.
Vajza e vogël u nxor nga spitali të enjten në mbrëmje.
E ndërsa ky mund të konsiderohet një lajm i mirë, një djalë 11 muajsh që mbërriti të enjten është shtruar në kushte të qëndrueshme në spitalin pediatrik Florentine.
Rreth dhjetë fëmijë dhe të rinj mësohet të kenë dalë pozitivë ndaj koronavirusit në Toscana, por janë pothuajse të gjithë në shtëpi nën mbikëqyrje.


