• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E RËNDË/ Koronavirusi prek djalin 4-muajsh të emigrantit shqiptar në Itali
Home
Sociale

E RËNDË/ Koronavirusi prek djalin 4-muajsh të emigrantit shqiptar në Itali

13 March, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Koronavirusi ka mbërritur edhe në shtëpinë e një emigranti shqiptar në Codogno të Italisë, shtetin më të prekur evropian, duke infektuar djalin e tij 4-muajsh.

Përmes një postimi në Facebook, shqiptari (identitetin e tij për arsye privatësie nuk po e bëjmë publik), i cili thekson se nuk po shkruan as për like e as për komente, shprehet se dëshiron të japë sadopak kontributin e tij me informacione, duke bërë thirrje që në Shqipëri të tregohemi të kujdesshëm dhe të mos e nënvlerësojmë situatën.

“Miqtë e mi të Facebook-ut dua të jap sadopak kontributin tim të paktë me informacion përsa i përket koronavirusit. Unë jetoj në qytetin e Codogno-s në Itali, nga i cili doli edhe për herë të parë epidemia e koronavirusit në të gjithë veriun e vendit dhe mbarë Evropën, dhe jetoj pikërisht në të njëjtin pallat dhe të njëjtën shkallë me pacientin numër 1 që u zbulua në Itali.

Mua pardje m’u komunikua nga doktorët që djali im 4-muajsh është infektuar me koronavirus. Falë Zotit ai është mirë me pak simptoma që kanë kaluar, ne të gjithë këtj mund të jemi të infektuar, sepse jetojmë në zonën më të prekur të Italisë dhe pikërisht në pallatin më të infektuar pa asnjë lloj simptome por gjithsesi kur merr lajme të tilla për fëmijën apo familjarin të shembet bota nga poshtë.

Nuk po e bëj këtë status as për like e as për komente, sepse nuk do përgjigjem, thjesht dua që t’ju them të paktën juve miq që jeni në Shqipëri që bëni kujdes, mos e nënvlerësoni aspak situatën sepse prindërit, gjyshërit tonë janë në rrezik total. Kam dhe një vajzë 4-muajshe në shtëpi dhe po e  provoj në familjen time këtë situatë stresuese. Kështu ju bëj thirrje mos e nënvlerësoni situatën. Nëse dikush do të bëjë share këtij posti që njerëzit sadopak të ndërgjegjësohen mund ta bëni”, shkruan emigranti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME BERISHËN PO MERREN VETË QYTETARËT/ O plak i çmendur, po boll se edhe unë demokrat jam. Je bërë si gogol
Previous article SYNON GODITJE TË MËDHA NË MERKATO/ Tre gjigantë në listën e Juventus, ja strategjia për pasuesin e CR7

F.autor

Postime të ngjashme

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina Aktualitet

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT