• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KUR DO TË RIFILLOJË MËSIMI? Ministrja Shahini u përgjigjet pyetjeve të nxënësve (VIDEO)
Home
Sociale

KUR DO TË RIFILLOJË MËSIMI? Ministrja Shahini u përgjigjet pyetjeve të nxënësve (VIDEO)

13 March, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Ministrja e Arsimit Besa Shahini në një komunikim në rrjetet sociale i ka dhënë përgjigje pyetjeve të nxënësve dhe prindërve të tyre për rifillimin e shkollës apo dhe mësimit online që po zhvillohet.

Shahini tha se është programuar që shkollat të rifillojnë në datën 23 mars, ndërsa në rast ndryshimi të këtij programi nxënësit do të njoftohen.

Ministrja tha se i ka bërë thirrje bashkive të dezinfektojnë ambientet e shkollave sa më shpejt, pasi duhet që në momentet që të rifillojë mësimi të jetë zhdukur edhe era e keqe e dezinfektantit.

Ndërsa për sa i përket mësimit online, Shahini u shpreh se javën e ardhshme TVSH do të transmetojë programet shkollore për arsimin fillor.

Njoftimi i Ministrisë së Arsimit:

Procesi Mësimor, Ministrja Shahini adreson të tjera pyetje

Shahini: “Edhe për nxënësit e arsimit fillor do të zhvillohen orë mësimore në TV”

Ministrja Besa Shahini ka vijuar me adresimin e të tjera pyetjeve të ardhura nga nxënës dhe prindër në lidhje me mbarëvajtjen e procesit mësimor nga shtëpitë dhe tema të tjera që kanë të bëjnë me rifillimin e procesit normal të mësimit.

Për pyetjen se “kur do të rifillojë shkolla”, ministrja Shaihini ka nënvizuar se: “Planet tona janë që mësimin ta rifillojmë me datë 23 mars. Task forca për Koronavirusin ka paraparë që mbyllja e shkollave në një afat dy javor deri më  23 mars është e nevojshme, por edhe e mjaftueshme. Në qoftë se kjo ndryshon, do t’ju njoftojmë me kohë”.

Ndërkohë, në lidhje me pyetjen për dezinfektimin e shkollave para rifillimin të procesit mësimor, ministrja shprehet se: “Disa janë dezinfektuar këtë javë dhe disa do të dezinfektohen javën tjetër. U kemi çuar një letër të gjitha bashkive që t’i rikujtojmë që të bëjnë dezinfektimin e shkollave para 23 marsit, para se të fillojë mësimi”.

Pyetjes së një prindi që thotë se “Fëmija im ka bërë leksione që jepen në Televizion, si do të jetë programi në vazhdim, pasi shkolla të ndryshme punojnë me libra të ndryshëm”, ministrja Shahini i është përgjigjur se:

“Leksionet aktuale kryejnë dy funksione, përsëritja e disa prej leksioneve që janë bërë shkollë, dhe e dyta të mos mbesim mbrapa me mësimet që nuk janë bërë ende dhe duhet të ishin bërë gjatë këtyre dy javëve”, ndërsa shton:

“Por kjo nuk e zëvendëson punën që bëhet direkt me mësuesen. Kështu që ju inkurajojmë dhe kërkojmë nga nxënësit që të rrinë në kontakt të vazhdueshëm me mësuesit. Të marrin instruksionet nga ata se cilat leksione duhet t’i bëjnë vetë në shtëpi, cilat pjesë nga librat duhet t’i lexojnë, cilat detyra të shtëpisë duhet t’i mbyllin gjatë këtyre dy javëve, në mënyrë që kur të kthehemi në shkollë të bëjmë një përsëritje të shkurtër dhe të vijojmë pastaj me orët e tjera që duhet t’i mbyllim këtë gjysmë vjetor” – shprehet ministrja Shahini në video-mesazh.

Ajo tha se edhe për nxënësit e arsimit fillor do të zhvillohen orë mësimore në TV. Ndërkohë, për gjuhën shqipe gjithashtu do të zhvillohen orë mësimi në televizion dhe online. Jo vetëm për arsimin fillor që do t’i mbulojmë javës tjetër, por edhe për arsimin e mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë.

“Për nxënësit që kanë provimet e lirimit, Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) po përgatit programet orientuese edhe për klasën e 9-të edhe për klasën e 5-të. Do të jenë në dispozicionin tuaj duke filluar nga java tjetër”, nënvizoi gjithashtu Ministrja Shahini.

Përgjigjet për pyetjet si:-Kur fillon shkolla?-A janë dezinfektuar shkollat?-Cilat lëndë do të transmetohen në RTSH dhe kanalin youtube të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë? dhe të tjera, i gjeni 👇🏼

Gepostet von Besa Shahini am Freitag, 13. März 2020

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESAZHI OPTIMIST/ Shkencëtari me famë botërore jep shpresë: Ja pse koronavirusi nuk do ta godasë fort Shqipërinë
Previous article PAMJET ME DRON/ Tirana “e shkretë”, një rikthim në më shumë se 30 vjet më parë

Delo.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin Aktualitet

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

KONSTATOI SHKELJE DISIPLINORE/ ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi Aktualitet

KONSTATOI SHKELJE DISIPLINORE/ ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT