• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Infermierja me lot në sy tregon situatën dramatike: Njerëzit nuk arrijnë të kuptojnë rrezikun. Duhet të qëndrojnë në shtëpi
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Infermierja me lot në sy tregon situatën dramatike: Njerëzit nuk arrijnë të kuptojnë rrezikun. Duhet të qëndrojnë në shtëpi

13 March, 2020 Delo.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Një infermiere në Milano ka shpjeguar situatën brenda spitaleve në Itali. E përlotur, ajo u bëri thirrje njerëzve që të bashkuar të luftojnë virusin. Në rrëfimin e saj, Daniela Confalonieri thotë se situata është dramatike.

“Për fat të mirë në departamentin ku jam unë është më qetë. Por lajmet që vijnë nga kolegët më thonë se situata është shumë e rënduar. Pjesa më e vështirë është që njerëzit të kuptojnë rekomandimet e dhëna nga qeveria, sidomos të moshuarit. Ata nuk i kuptojnë ato. Nuk e shohin rrezikun dhe e nënvlerësojnë atë. Shumica e njerëzve veprojnë kështu”, thotë ajo në një video të shpërndarë edhe nga Zëri i Amerikës.

“Në vazhdimësi u shpjegojmë, u japim maska nga spitali. Por furnizimeve tona po u vjen fundi, lëngjet dhe spërkatësit e dezinfektimit dhe maskat”, shton ajo. Madje, sipas saj, njerëzit nuk arrijnë të gjejnë furnizime as në barnatore.

“Shumë prej tyre kërkojnë falje kur vijnë, sepse nuk kanë gjetur maska. Është situatë e rënduar. Sa i përket stafit, doktorët po bëjnë gjithçka që është e mundur, duke u munduar të mësojnë njerëzit si të veprojnë, si të përdorin dorezat, maskat dhe gjithmonë duke i këshilluar që vetëm kur u duhet patjetër të dalin në ambiente të jashtme”.

Ajo vë në pah faktin se njerëzit nuk po e kuptojnë rrezikun. “Sot ka më pak njerëz në rrugë, por deri dje një park i madh në Milano ishte i mbushur me fëmijë. Kjo nuk është një gjë e mirë. Pra njerëzit nuk po e kuptojnë rrezikun”, ka thënë më tej infermierja italiane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Hudson-Odoi preket nga epidemia, izolohet Chelsea dhe shqiptari
Previous article KORONAVIRUSI/ Epidemia “mbyll” Everestin, malin më të lartë në botë

Delo.autor

Postime të ngjashme

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë Botë

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

ELDI DIZDARI EKSTRADOHET NGA DUBAI NË BELGJIKË/ Dyshohet se grupi i tij trafikoi 50 ton kokainë Aktualitet

ELDI DIZDARI EKSTRADOHET NGA DUBAI NË BELGJIKË/ Dyshohet se grupi i tij trafikoi 50 ton kokainë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën Botë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT