Edhe pse nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Korçë, qytetarët atje u janë përgjigjur menjëherë thirrjes së autoriteteve kompetente për të qendruar në shtëpi.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, Bashkia Korçë falenderon qytetarët e saj, si dhe biznesmenët që janë treguar të gatshëm të mbyllin aktivitetet e tyre, në mbrojtje të shëndetit të komunitetit.
Statusi i Bashkisë
Korça edhe një herë model qytetarie!
Faleminderit çdo banori që ka reaguar ndaj thirrjes sonë për ndërgjegjësim duke minimizuar daljen nga shtëpia!
Faleminderit çdo biznesi që ka vendosur të mos operojë në mbrojtje të shëndetit të komunitetit!






