• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PANDEMIA GLOBALE/ Berisha, Basha, Meta e Kryemadhi. Si po i bën qesharakë koronavirusi, liderët e opozitës shqiptare!
Home
Ekskluzive

PANDEMIA GLOBALE/ Berisha, Basha, Meta e Kryemadhi. Si po i bën qesharakë koronavirusi, liderët e opozitës shqiptare!

12 March, 2020 Redaktor1 Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Mos u lodhni që të kuptoni sjelljen e përherëshme të liderëve politikë në të gjitha situatat dhe kohët në Shqipëri. Do të mjaftonte thjeshtë që të shihnit vetëm qasjen e tyre gjatë këtyre ditëve, pas konfirmimit të rastit të parë me virusin corona, për ti vënë edhe notën.

SALI BERISHA është ndoshta i vetmi mjek në historinë e njerëzimit që në vend se të mari flamurin e humanitetit për ti dalë në mbrojtje si pacientëve potencialë ashtu edhe kolegëve të tij, bën krejt të kundërtën. Ish Kryeministri kardiolog është bërë flamurtari i përhapjes së panikut, i nxitësit të pakënaqësive të qytetarëve, i ekzagjerimeve, i shpërndarjes së thashethemeve, lajmeve të paverifikuara e të pa konfirmuara, të “fake news”-eve, etj.

Përmes lojës së “shejtan budallait”, me të ashtëquajturën qytetari digjital në facebook-un e tij, politikani me përvojë 30 vjeçare, në vend të mesazheve të qetësisë dhe të nxitjes së solidaritetit siç i ka hije një figure publike në momente të tilla, bën të kundërtën. Partia Socialiste e ka zyrtarizuar më në fund përmes një padie, qëndrimin e saj përballë një sjellje të tillë të paimagjinueshme, duke i kërkuar prokurorisë nisjen e hetimeve.

Kjo është një provë për drejtësinë e re. Nëse këtë sjellje si të Sali Berishës, do ta kishte bërë kushdo qytetar tjetër i kësaj republike, e sigurtë është se ai do të ishte sot në burg për konsumimin e veprës penale të “përhapjes së informacioneve të rreme që ngjallin panik”, i parashikuar nga neni 267 i Kodit Penal. Sa gjasa ka që edhe ai të jetë të paktën këtë radhë, i barabartë përpara ligjit, si gjithë të tjerët?! Kjo mbetet për tu parë.

LULZIM BASHA është një varietet tjetër i sjelljes publike të Sali Berishës. Këtë radhë, i ngjashëm me të, si pjesë e të njëjtës familje politike. Duke na treguar pamjen e një lideri që në kohë qetësie mundohet të na tregojë maskën e engjëllit dhe në kohë koronavirusi, fytyrën e djallit. Duke dashur të përfitojë politikisht, nga një situatë e cila si rrallëherë në histori i ka bërë bashkë gjithë liderët e botës, Basha ka nisur fushatën e shpifjeve.

Një herë tha se maskat janë të rrezikshme. Një herë tjetër nxorri një militant ekstremist të partisë së vet, i cili gjithçka mund të jetë por vetëm titullin e mjekut nuk e meriton, duke thënë të pavërteta të neveritshme. Në skype ai deklaroi në konferencë shtypi se ishte vetizoluar sepse kishte punuar pa patur kostumin special të mjekut. E po ai vetë, një ditë përpara kësaj, kishte hedhur në rrjetet sociale fotot pikërisht me kostumin special duke na mallëngjyer edhe me shprehjet për sakrificën e madhe që ishte nisur të bënte për të mirën tone, kundër koronavirusit!

Lulzim Basha deklaroi se ka krijuar Task Forcën për situatën. Por deri më sot doktorët e PD që pozuan krah tij, nuk i kemi parë që të kenë vizituar ndonjë qytetar, përveçse të vrapojnë nëpër studiot televizive për të përhapur panik. E si gjithmonë, Luli nuk ka harruar që të shpalli ca pika të cilat ai i quan Program Anti Koronavirus dhe duke trashur zërin, urdhëron qeverinë që ti zbatojë ato pikë e për pikë, se përndryshe… Hëm. Përndryshe, ai del prapë nesër dhe përsërit të njëjtën gjë!

ILIR META pas revolucionit të 2 marsit dhe përgjigjes së komisionit të Venecias për Gjykatën Kushtetuese, e ka marë më lehtë stresin këtë radhe. Duket pak më i relaksuar, pavarësisht se edhe ai ka ngritur Task Forcën për hesapin e vet dhe atëherë kur të gjithë duhet të vetë karantinohemi për koronavirusin, ai bën thirrje që të gjithë të dalim nga shtëpitë e të vrapojmë si edhe ai. E mira e kësaj radhe është se duke patur vetinë e klepsidrit, ose e thënë shqip orës me rërë, tani që Ilir Meta është më hiperaktiv, Monika Kryemadhi ka heshtur fare. Duke nxjerrë në skenë për të përfaqësuar LSI-në publikisht në këtë periudhë doktorët e saj Petrit Vasili dhe Petrit Vargu që janë në të njëjtën linjë me doktorët e PD!

Në këtë atomsferë të përgjithshme, sjellja e lidershipit të opozitës shqiptare, është shumë më tepër se qesharake. Në disa momente, e neveritshme. Por, ska asnjë problem. Të tillë e patën edhe në rastin e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, e në shumë momente të tjera. Shqiptarët përtej hallit që ka rënë shohin, dëgjojnë e kuptojnë të qetë. Sepse vijojnë të jenë populli më inteligjent në kutinë e votimit.

Alpenews.al

 

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Marsela Çibukaj tregon se çfarë tjetër mund të bëni gjatë qëndrimit në shtëpi
Previous article KORONAVIRUSI/ Rama kërkesë farmacive dhe të ushqimoreve: Akreditoni mjetet dhe punonjësit

Redaktor1

Postime të ngjashme

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO) Aktualitet

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO)

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT