Situata në Shqipëri është tejet e rënduar pas konfirmimit të 15 rasteve të të prekurve nga koronavirusi.
Dje madje u shënua edhe viktima e parë në Durrës ndërsa situatë alarmi është edhe në Itali ku shifrat janë edhe më shqetësuese. 827 të vdekur dhe mbi 10 mijë e 500 të infektuar në Italinë fqinje e cila është tashmë e gjitha zonë e kuqe.
Mirëpo, përtej gjithë kësaj, ka ende shpresë dhe shpresën na e japin fëmijët.
Kjo është Sofia, vogëlushja 4-vjeçare e cila jeton në zonën e Pordenones. Ajo prej javësh e kalon ditën e mbyllur në shtëpi duke pritur të ëmën së cilës i duhet të shkojë në urgjencën e spitalit pasi është pjesë e bluzave të bardha.
“Do të shkojë gjithçka mirë”, shkruan Sofia dhe virusin e ka konceptuar si një lloj reje e cila do të zhduket pas daljes së ylberit.


