• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Nga Kupa e Botës tek dasma mbretërore, ja cilat janë 8 gjërat që pritet të ndodhin në vitin 2018
Home
Jetë

Nga Kupa e Botës tek dasma mbretërore, ja cilat janë 8 gjërat që pritet të ndodhin në vitin 2018

27 December, 2017 k.autor Jetë

Viti 2017 po jep grahmat e fundit të tij. E duke u përshëndetur me këtë mik të mirë, tashmë duhet t’i hapim dyert një shprese të re për të përmirësuar jetët tona. Ndërkohë që futemi në retrospektivë për të nxjerrë bilancin e këtij rrotullimi rreth Diellit, le t’i hedhim një sy edhe gjërave për të cilat kemi pritshmëri të mëdha në vitin e ardhshëm.

1. Lojërat Olimpike dimërore

Këto lojëra zhvillohen çdo 4 vite. Këtë vit ngjarja sportive është planifikuar të zhvillohet në PyeongChang të Koresë së Jugut. Veçantia e edicionit që nis në shkurt, është ekipi nigerian i femrave, me të cilat shënohet dhe pjesëmarrja e parë e një ekipi afrikan në kompeticionin e lojërave dimërore.

2. Dasma Mbretërore

Princ Harry dhe e fejuara e tij Meghan Markle kanë vendosur të kryejnë ceremoninë e martesës së tyre në muajin maj. Sipas raportimeve, thuhet se do të jetë një organizim privat në një kishëz të vogël në kështjellën Windsor.

3. Filma shumë shumë të mirë

Viti që vjen premton një listë shumë cilësore prurjesh filmike. Duke nisur në shkurt me “Black Panther”, duke u ndjekur nga “Avengers: Infity War” e me filma të tjerë të shumëpritur si “Jurassic World: Fallen Kingdom”, “Fifty Shades”, “A Wrinkle in Time” etj.

4. Versioni muzikor i filmit të animuar “Frozen”

Impakti i jashtëzakonshëm që pati filmi vizatimor Frozen bëri që producentët të sjellin tashmë versionin e ri në Brodway. Tashmë këngët e kësaj pjese mund të këndohen me orë të tëra.

5. Kupa e Botës

Qershori dhe korriku i përkasin asaj ç’ka quhet si dasma mbretërore në sport. Këtë vit zhvillohet në Rusi dhe adhuruesit e ftubollit pritet të ndezin atmosferën në vendin e akullt.

6. Zhytje për të vizituar Titanikun

Për shumë njerëz është tërheqëse tragjedia e Titanikut për të gjithë bujën groteske që ka pasur. Por tashmë nëse je i fiksuar pas historisë së tij dhe i krimbur në para, do të jetë e mundur ta dëshmosh vetë këtë mister të fundosur në oqean. Një zhytje e gjatë, por me siguri mbreselënëse.

7. Udhëtime në Anatarktidë

Deri më tani, të vizitoje Antarktidën duhej të ishe shkencëtar ose një nga gjallesat vendase. Por duke filluar nga viti tjetër, do të marrë jetë projekti për zhvillimin e fluturimeve eksploruese në kontinentin e bardhë. Me nisje nga Argjentina, mund të thuhet se ky është një lajm i mirë për pinguinët, pasi me ardhjen e turistëve, do të kenë mundësi t’i ‘shesin’ shtrenjtë pronat e tyre.

8. Përvjetori historik

Së fundmi, 2018-a shënon 100 vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore. Një arsye për të kthyer kokën pas për të rikujtuar ngjarje që nuk duhet të përsëriten më./abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Spalletti: Derbi i Milanos është gjithmonë i veçantë
Previous article ​Largohet nga Atletico Luiciano Vietto, kalon në Sporting

k.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT