• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Ja sa dënohen të gjithë ata që përhapin lajme të rreme dhe ngjallin panik
Home
Ekskluzive

KORONAVIRUSI/ Ja sa dënohen të gjithë ata që përhapin lajme të rreme dhe ngjallin panik

11 March, 2020 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive

Bashkë me situatën jo të zakonshme për shkak të virusit corona që ka shënuar edhe viktimën e parë në Shqipëri, janë rikthyer edhe lajmet e rreme gjithfarësh dhe informacionet e qëllimta të cilat kërkojnë që në vend të informimit, të ngjallin panik mbi opinionin publik.

Kjo situatë është e ngjashme me atë të pas tërmetit të 26 nëntorit në Durrës, Tiranë e qarkun  e Lezhës, kur persona të njohur e të panjohur, u përfshinë në një dukuri të të tillë për qëllime nga më të ndryshmet. Disa prej tyre përfunduan në dyert e gjykatave, duke u përballur me akuzat që parashikojnë ligjet tona për raste të tilla.

Ndryshe nga hera e parë, lajmet që përhapin panik mbi qytetarët këtë radhë po përcillen më së shumti nga politikanë të opozitës, por edhe individë të ndryshëm, të cilët kanë ndërmarë prej ditësh e sidomos orët e fundit, një fushatë skizofrenike duke përhapur disinformacion.

Duhet të ndajmë informacionet e pakonfirmuara që shpërndahen në mënyrë të paqëllimte, nga mosdija, mosnjohja apo mos verfikimi i provave dhe fakteve, nga fushata e vullnetshme për të përhapur panik për përfitime politike apo të natyrave të tjera.

Ekspertët antikrim sqarojnë se në rastet kur veprimtaria është e qëllimshme, personat duhen identifikuar dhe pa asnjë mëdyshje drejtësia dhe organet ligjzbatuese duhet që të veprojnë pa asnjë hezitim, pasi rreziku shoqëror i tyre është tepër i lartë. Në këtë rast thonë ata, aplikohet neni 267 i Kodit Penal i cili parashikon masat ndëshkimore për “përhapjen e informatave të rreme që ngjallin panik”. Ky nen shprehimisht thotë:

“Përhapja e informatave apo njoftimeve të rreme me fjalë, me shkrim apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku te njerëzit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në 5 vjet”.

Në këto kushte, nuk është çudi që në orët e ditët në vijim, një nga masat që mund të ndërmeren ndaj atyre që qëllimisht janë duke e shkelur këtë nen të ligjit, të dëgjojmë për ndalime dhe procedime penale, siç ndodhi edhe pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Hungaria ndalon të gjitha fluturimet nga Italia, Koreja Jugore, Irani dhe Kina
Previous article E ZË KOLLA RËNDË GJATË KOFERENCËS/ Vuçiç: Shumë do ishin të lumtur nëse do të ishte një koronavirus (VIDEO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person... Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person...

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua Aktualitet

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT