Masave të forta për parandalimin e përhapjes së COVID-19 nuk i kanë shpëtuar edhe shtetet fqinje me Shqipërine.
Edhe në Maqedoninë e Veriut ku numërohen 7 raste të infektuara si dhe në Greqi ku janë raportuar 89 të prekur me koronavirus, janë marrë masa duke mbyllur shkollat dhe çerdhet për të paktën 14 ditë . Po ashtu ëhtë rritur edhe sensibilizimi i njerëzve të cilët janë këshilluar të shmangin daljet e panevojshme.
Fatmirësisht Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë regjistruar asnjë rast me Covid-19 por është shtuar kujdesi dhe masat paraprake.
Qeveria e Kosovës miratoi një buxhet prej 10 milionë eurosh për të gjitha institucionet shëndetësore.


