• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Bota “nën pushtim”, epidemia vazhdon të përhapet (VIDEO)
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Bota “nën pushtim”, epidemia vazhdon të përhapet (VIDEO)

11 March, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Koronavirusi vazhdon të pushtojë botën.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë konfirmuar 31 viktima për shkak të Covid-19, ndërsa të dhënat e universitetit John Hopkins, flasin për 1025 raste të konfirmuara, me infektime të reja në Florida dhe Micigan. Rekordin e mban shteti i Uashingtonit me 279 raste, pasuar nga Kalifornia me 178 dhe Nju Jorku me 173. Universiteti i Harvardit ka nisur leksionet virtuale dhe i ka kërkuar studentëve të transferohen nga konviktet e tyre për pesë ditë.

Edhe Kembrixhi u ka kërkuar studentëve të mos kthehen në kampus pas pushimeve të pranverës. Në Francë ndërkohë, qeveria po përgatitet për një përshkallëzim të epidemisë. Për momentin, qeveria ka përjashtuar masat drastike si në Itali dhe po përpiqet të gjejë një përgjigje për ngadalësimin e rëndë ekonomik. Për zyrtarët francezë, kalimi në fazën e 3 të emergjencës duhet të ndodhë në ditët e ardhshme. Në raportin e fundit zyrtar, Franca foli për 33 viktima dhe 1784 raste të konfirmuara. Në Britaninë e Madhe ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se numri i personave pozitivë nga virusi është rritur në 373 nga 319. Pozitive ka rezultuar edhe vetë ministrja e shëndetësisë, Nadine Dorries.

Kina ndërkohë ka regjistruar 22 viktima të tjera. Në total, ka patur 3158 viktima në një total global prej 4 mijë viktimash. Është rritur lehtë edhe numri i rasteve të reja ditore, 24. Por autoritetet kanë raportuar për një rritje të rasteve të importuara të koronavirusit. Cka ka shtuar frikën se infektimet nga jashtë mund të dëmtojnë progresin në ndalimin e përhapjes së virusit. Në total, kinezët e kontaminuar nga koronavirusi janë 80778 ndërsa në të gjithë botën shifra ka kapërcyer 117 mijë. Koreja e jugut ka regjistruar 242 raste të reja, duke ndërprerë tendencën në ulje të pesë ditëve të shkuara. Në total rastet atje janë 7755. Japonia ndërkohë ka kufizuar ceremonitë për përvjetorin e nëntë të katastrofës së Fukushimës dhe parku i Disneyland-it në Tokyo kanë zgjatur mbylljen deri në fillim të prillit. Një person 64 vjeç, i prekur nga virusi ka humbur jetën në Panama.  Viktima e parë e koronavirusit e regjistruar në Amerikën Qendrore.

Edhe Indonezia ka shënuar viktimën e parë, një grua e huaj 53 vjeç, po ashtu edhe Belgjika ku ka humbur jetën një 90 vjecar. Ndërkohë edhe Turqia nuk ka mundur më gjatë t’i rezistojë virusit, me rastin e parë të infektimit në vend të konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë. Në anën tjetër, një lajm i mirë nga Libia. Vendi afrikano verior nuk është prekur ende dhe ekspertët thonë se kjo ka ndodhur për shkak të të huajve të pakët që vijnë në vend.

 

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Greqi, kush thyen karantinën rrezikon burgim të përjetshëm
Previous article LËSHON "TENTAKULAT" NË ITALI/ Guardiola do të “bastisë” Interin, shënjestron dy mbrojtësit. Ja emrat...

k.autor

Postime të ngjashme

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik Botë

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani Botë

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT