• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZA/ Betimi i Hipokratit dhe hipokrizia kriminale e të gjithë doktorave të opozitës që bëjnë politikë me Koronavirusin
Home
Ekskluzive

AKUZA/ Betimi i Hipokratit dhe hipokrizia kriminale e të gjithë doktorave të opozitës që bëjnë politikë me Koronavirusin

11 March, 2020 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive

Ata që duhet të ishin në vijën e parë të frontit për të ndihmuar shqiptarët që të tejkalojnë situatën e jashtëzakonshme ku është e futur e gjithë bota në luftën kundër koronavirusit, janë në vijën e parë të shpifjeve, të përhapjes dhe amplifikimit të lajmeve të rreme, të nxitjes së panikut dhe të bërjes së gjithçkaje për ta shndërruar të gjithën këtë në një fushatë sulmes politike kundër qeverisë për përfitime partiake.

Është fjala për të gjithë ata që kanë bërë betimin e Hipokratit kur janë diplomuar për mjekësi, por që aktualisht kanë ngjeshur armët e hipokrizisë kriminale, kundër të gjithë atyre që duhej tu shërbenin për shkak të profesionit dhe kodit të nderit profesional që duhet ti shoqërojë përgjatë gjithë jetës derisa të mbyllin sytë. Janë Doktorat e opozitës, ata që kanë lënë stetoskopin për ta zëvendësuar me teserën e Partisë Demokratike apo Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Flamurin e mban në dorë jo Doktor Flamur Noka, por Doktor Sali Berisha. I shoqëruar nga Doktor Tritan Shehu. Që të dy, përveçse PD i bashkoi në fillimet e karrierave të tyre Partia e Punës dhe qenia pranë Enver Hoxhës, Hysni Kapos, Simon Stefanit dhe kujtdo byroisti tjetër për të dalë në foto dhe për të bërë karrierë.

E bashkë me Sali Berishën e Tritan Shehun, vijojnë me radhë që nga Petrit Vasili e Petrit Vargu të LSI. Më pas Bardh Spahia që pasi i vuri flakën shkollave, ka hyrë në garë për ti fituar zemrën partisë përmes histerisë së fushatës kriminale të përhapjes së panikut për koronavirusin.”Doktoresha” Oriola Pampuri mori edhe një herë shpatën, për ti ndryshuar njerëzve “situatën” me koronavirus nëpër studiot televizive, etj.

Kjo që po ndodh me Doktorat e opozitës sonë nuk ka ndodhur as në kohë lufte, e as në kohë paqe në historinë e njerëzimit. Duke e patur prijësin e tyre shpirtëror edhe modelin e të bërit politikë dhe karrierë politike, Sali Berishën që ka marë flamurin e përhpajes së informacioneve të rreme me qëllim përhapjen e panikut, me shpresën se do të sulmojnë Edi Ramën dhe jo koronavirsun, edhe ata kanë hyrë në një garë të pashembullt se kush e kush prej tyre të jetë më pranë tij.

Një ditë kjo luftë do të mbarojë, ajo që do të mbahet mend më shumë se virusi, do të jetë turpi i përjetshëm i disa mjekëve që bluzat e bardha dhe betimin e Hipokratit i zëvendësuan me sulmet e zeza kundër qytetarëve të vendit të vet, duke dashur që të fitonin ca vota më tepër. Por që në fund, do të fitojnë veçse përbuzjen e tyre dhe njollën e zezë të shkeljes mbi shenjtërinë e profesionit më human. Atë të mjekut që ia kushton jetën njerëzve dhe jo arritjes së ambicjeve, në kurriz të vuajtjeve të tyre.

BETIMI I HIPOKRATIT:

“Betohem në emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër.

Do të aplikoj mënyrat e trajtimit sipas aftësisë dhe gjykimit, në të mirë të pacientëve të mij, duke i mbrojtur ata nga dëmtimet dhe padrejtësitë.

Nuk do t’i jap një bar vdekjeprurës askujt që do ta kërkojë atë, dhe as nuk do t’ia sugjeroj dikujt këtë gjë.

Po ashtu, nuk do t’i aplikoj asnjë gruaje një mjet që shkakton abortin.

Do ta kaloj jetën dhe profesionin tim në pastërti dhe dlirësi.

Nuk do të merrem me kirurgji, madje edhe tek pacientët që vuajnë nga gurët, por do ta lë që këtë punë ta bëjnë atyre që iu vjen ndoresh.

Në çdo shtëpi që të hyj, do të hyj vetëm në të mirë të të sëmurit, duke qëndruar larg prej çdo padrejtësie dhe të pabëre, e sidomos prej akteve seksuale mbi trupat e grave dhe të burrave, qofshin këta njerëz të lirë, apo skllevër.

Çfarëdolloj gjëje që do të dëgjoj gjatë një mjekimi, apo edhe që nuk ka lidhje me mjekimin, për sa iu takon jetës së personave e që nuk duhet të nxirret në pazar, këtë gjë do ta mbaj për vete, duke ruajtur fshehtësinë e plotë.

Nëse e respektoj këtë betim dhe nuk e dhunoj atë, le të mundem ta gëzoj jetën dhe profesionin tim, i nderuar prej të gjithëve e në të gjitha kohërat; por nëse e thyej dhe e dhunoj këtë betim, le të jetë fati im i ndryshëm.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "UNË JAM ÇFARË KAM KALUAR"/ Fifi bën një tatuazh të ri dhe duket pak i frikshëm
Previous article "MOS PËRSËRISNI GABIMIN E ITALISË"/ Kledi Kadiu ju bën thirrje shqiptarëve i izoluar në shtëpi

Redaktor1

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT