• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUS/ Burgjet zëvendësojnë takimet, të dënuarit videocall me familjarët
Home
Sociale

KORONAVIRUS/ Burgjet zëvendësojnë takimet, të dënuarit videocall me familjarët

10 March, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Takimet e të burgosurve me familjarët do të zëvendësohen me videocall dhe telefonata për të shmangur kontaktin fizik. Është kjo një nga masat e marra në kuadër të planit të veprimit të ndërmarrë në ambientet e burgjeve pas evidentimit të rasteve të para me koronavirus në vendin tonë.

Në një prononcim për ReportTV këshilltari i ministrisë së drejtësisë për burgjet, Edis Ibrahimi shpjegoi se si do të zhvillohet ky komunikim teksa shtoi se për të parandaluar virusin do të reduktohen edhe takimet e të burgosurve.

“Do merren masa që të limitohen takimet me familjarët sa është e mundur, por për ti paraprirë kësaj dhe për ti mos pezulluar takimet me familjen janë marrë masa për të shtuar dhe ndryshuar orarin e veprimeve për kryerjen e telefonatave që mund të bëjnë me familjarët e tyre. Duke rritur edhe numrin e telefonatave për të cilën atyre u takon. Do të jetë edhe mundësia e kontaktit dhe komunikimit të këtyre të dënuarve me familjarët e tyre nëpërmjet videocall ose komunikimit me skype. Pra do të mundësohet që në çdo IEVP do instalohen disa kompjuterë me këtë program të instaluar dhe do të bëhet e mundur komunikimi dhe me video me familjarët e tyre.” – u shpreh këshilltari i Ministrisë së Drejtësisë Edis Ibrahimi.

Gjithashtu Ibrahimi shtoi se të dënuarit që hynë për herë të parë në qelitë e paraburgimit dhe burgut gjatë kësaj periudhe do duhet të kalojnë 14 ditë në karantinë krahas kontrollit të detajuar që do tu nënshtrohen.

“Të dënuarit e rinj dhe të paraburgosurit që vijnë për herë të parë në institucion ata do ti nënshtrohen një kontrolli më të detajuar si nga ana shëndetësore por edhe nga verifikimi i historikut që këta mund të kenë pasur nga kontaktet me personat që mund të kenë ardhur nga zonat e nxehta të Italisë por edhe nëse vet ato kanë qenë vetë në këto zona. Këta edhe do të vetëkarantinohen por është edhe një procedurë e brendshme e institucioneve të IEVP që kur një i ri hy në institucion ai vendoset në një ambient observimi për 10 ditë por që në me urdhër të ministrisë ky observim të jetë 14 ditë siç e parashikon dhe OBSH”– u shpreh këshilltari i ministrisë së drejtësisë Edis Ibrahimi.

Pjesë e planit të masave janë edhe trajtimi i veçantë i të burgosurve mbi moshën 60 vjeç të cilët vuajnë nga sëmundje kronike dhe që janë më të ekspozuar ndaj rrezikut për tu prekur nga ky virus vdekjeprurës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BOLL I RE FYELLIT NË NJË VRIMË"/ Rama i përgjigjet Bashës nga mbledhja e qeverisë
Previous article KORONAVIRUSI/ Amarda Toska ka një mesazh për situatën në Shqipëri

k.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT