Në një kohë kur gjithë planeti dhe Shqipëria duket sikur ka ndalur prej frikës së perhapjes së koronavirusit, i vetmi që qendron në “vijën e parë të luftës” me lajmet e rreme është ish kryeministri i vendit Sali Berisha.
Sikurse me rastin e tërmetit, situata është e përsëritur.
Nga njëra anë janë thirrjet e qeverisë dhe apeli për masat që duhen marrë në këtë moment dhe nga ana tjetër qendron mbi të gjithë Berisha që shkruan se nuk do të përhapi panik por veçse këtë bën.
Mbrëmë shkruajti se një prej të infektuarëve me coronavirus mori pjesë ne ceremoni mortore në Pukë. Kjo ra shpejt poshtë teksa kreu i PD në zonë me ane te një statusi shpjegoi se e gjitha ishte e pavërtetë.
Po dje, Berisha postoi një video nga Irani, duke pretenduar se mjekët e Infektivit në Tiranë janë duke kërcyer. Komentet e qytetarëve ishin nga me te ndryshmet dhe të ashprat teksa shkruanin se Berisha po i jepte çdo gjë vetëm qetësi jo.
Sot, ish kryeministri akuzon qeverinë se nuk kanë maska mbrojtëse, pa dhënë asnjë prove apo fakt se përse kjo mund të jetë sipas tij, e vërtetë.
Ai nuk ka ndermend të ndalet por thirrja bëhet për këdo që në nje situatë emergjente si kjo të informohet vetëm nga organet përkatëse.
ALPEnews.al


