• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Drejtoresha e ISHP: Dy pacientët janë stabël. Shenjat që shfaq një i infektuar
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Drejtoresha e ISHP: Dy pacientët janë stabël. Shenjat që shfaq një i infektuar

9 March, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico foli rreth situatës së krijuar nga koronavirusi në Shqipëri. Fico u shpreh së pari se dy rastet e identifikuara si pozitive, janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore, ndërsa sipas saj të afërmit e tyre janë futur në vetëkarantinim deri në daljen e rezultateve të analizave të kryera në ISHP.

“Janë dy pacientë që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Testet u kryen në ISHP, sapo dolën testet këta pacientë janë shoqëruar te shërbimi infektiv. Janë dy raste, njëri është kontakti i personit që ka ardhur nga Firence. Janë në gjendje të qëndrueshme, nën trajtim mjekësor. Raportimi i fundit është se janë stabël, temperaturat e tyre po normalizohen. Do vazhdojnë me protokollet.

Nuk ka një protokoll të paracaktuar për trajtim specifik të koronavirusit. Të gjitha këto gjëra që ndodhin jashtë Shqipërisë, janë padiskutim edhe pjesë e diskutimit të komunitetit teknik të ekspertëve që shikon jo vetëm me vëmendje por edhe me dëshirën e mirë për të implemtuar, nëse OBSH do të na këshillonin. Do zbatohen protokolle të njohura për sëmundjet me natyrë virale. Incidenca e sëmundjeve të natyrës respiratoret nuk është i lidhur vetëm me gripin”, u shpreh Albana Fico.

Ajo u shpreh gjatë një interviste në ‘oranews’ se për sëmundjen do të zbatohen të gjitha protokollet e rekomanduara nga OBSH, ndërsa tregoi dhe shenjat kryesore që shfaq një pacient i infektuar nga koronavirusi.

“Këto lloj sëmundjesh kanë një ecuri dhe karakteristika të veta të zhvillimit. Së pari, në mënyrë të përsëritur qytetarët shqiptarë që kanë ardhur nga zona të caktuar të vetëdeklarohen në rastet kur kanë problematika. Duke ardhur nga zona të nxehta është kërkuar të futet në vetëkarantinim. Është një detyrë kombëtare, jo vetëm personale. Është e vështirë të thuash se cili është numri i personave të prekur. Në trajtimin e këtyre sëmundjeve është hulumtimi epidemiologjik. Është detyra jonë të marrim kontakt me këtë person me personat që ka pasur kontakte, me rrethin e parë, rrethin e dytë. Ne kemi identifikuar rrethin zero, kontaktin e tij më të ngushtë që është person i familjes.

Janë marrë mostrat për personat e afërt të familjes së këtij personi. Do të isha e matur për dhënien e një kohe për daljen e rezultateve të mostrave të tjera. Brenda 24 orëshit të parë ne duhet të kemi rezultatet. Kjo kategori njerëzish tashmë është e vetëkarantinuar në pritje të përgjigjes të ekzaminimeve.

Deri tani ata nuk kanë shfaqur shenja të sëmundjes. Shenjat janë temperaturë e lartë, kollë e lartë, dhimbje muskujsh dhe vështirësi në frymëmarrje. Është e rëndësishme që pacientët të kontaktojnë me 127, të mos i drejtohen urgjencave sepse ne duam që në këtë fazë të shmangim përhapjen”, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Spitali infektiv i Tiranës shpallet zonë karantinë
Previous article NË DITËN E LINDJES/ Këngëtarja shqiptare zbulon se është shtatzënë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina Aktualitet

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT