Shehu ka hequr paralale mes Ramës dhe Bashës, duke i quajtur si “Koka e Qeverisë” dhe “Koka e Opozitës që në ditën e Krishtlindjeve i ndante vetëm mënyra se si i kishin deleguar urimet.
“Gëzuar të dashur shqiptarë, edhe pse kokat na kanë braktisur.
Ju uroj të gjithë shqiptarëve një sezon të gëzuar dhe një vit të Ri të qetë, të mbarë dhe të begatë. E mbyllëm një vit të vështirë por me këto që po shikojmë një vit më i keq na pret. U bënë disa ditë që nuk po e shikojmë “Kokën e Qeverisë” në televizor dhe thashë shyqyr që ramë ca ditë rehat. Ndërkohë shpresova se mos i thirri mendjes këtë fundviti dhe nuk do të na bezdisë më nga 5 herë në ditë “live” në televizor.
Por, kur pashë që edhe dje nuk doli për të bërë formalitetin e urimit për Krishtlindje e kuptova që na paska lënë shëndetin për ca ditë, pa na thënë fare.
Dhe besoj se ka ikur për qejf sepse ndryshe do të na kishte bezdisur 5 herë në ditë duke na treguar se ku ka shkuar dhe se sa shumë po “sakrifikon” për të mirën tonë.
Megjithatë bërjen e formalitetit e kishte deleguar. Një turmë nga të tijët, Ruçi, Veliaj dhe Balla, edhe pse nuk besojnë në zot, na e uruan publikisht Krishtlindjen.
Por, dje u zbulua publikisht që shëndetin na e paska lënë edhe “Koka e Opozitës”.
Dhe, ndryshe nga koka e Qeverisë, ai nuk kishte porositur asnjë që të shkonte në kisha dhe të uronte Krishtlindjen sa për të larë gojën. Përfaqësuesit e kokës së Opozitës dje nuk na e uruan publikisht Krishtlindjen ose të paktën nuk u panë gjëkundi. Nuk e dimë nëse nuk i kapi televizori apo kanë harruar edhe që janë opozita e Shqipërisë?”, është shprehur Shehu.
Sipas tij, kjo ndodh vetëm me udhëheqësit shqiptarë. Pasi ata nuk duan t’ja dinë për vendin dhe mezi presin që t’ju dalë ndonjë qokë dhe të ikin të ç’lodhen ndonjë ditë atje ku nuk i sheh dhe nuk i njeh kush.
“Dhe ky është zakon Rilindje ose modë e re sepse Sali Berishës i numërohen me gishta daljet jashtë vendit jo vetëm si kryetar partie por edhe si Kryeministër. Edhe kur dilte nuk vononte të kthehej ndërsa udhëheqja e re mezi pret që ti dalë një rast për të ikur dhe gjen vetë shumë arsye që të vonohet për tu kthyer”, ka thënë më tej Shehu.
Ndërsa ka falënderuar Ambasadorin amerikan Donald Lu që “na e mbushi boshllëkun me këngën e bukur të Krishtlindjes që e këndoi bashkë me shokët e tij”.