• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SALI BERISHA “FAKE NEWS” EDHE PËR KORONAVIRUSIN/ Ja çfarë shkruajti këtë herë
Home
Politikë

SALI BERISHA “FAKE NEWS” EDHE PËR KORONAVIRUSIN/ Ja çfarë shkruajti këtë herë

9 March, 2020 F.autor Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas lajmit të konfirmuar nga qeveria se në Shqipëri ka dy raste me koronavirus. Berisha thotë se ky është një mashtrim. Sipas tij, në Firence të Italisë nuk ka koronavirus. Sipas tij, këto raste janë infektim brenda vendit.

DENONCIMI I BERISHES:Edvin Çekapi dhe Ndrikull Hajnia mashtrojnë shqiptarët! Në Firence nuk ka asnjë rast me koronavirus! Shpallin të importuar dy rastet me koronavirus të ardhur 10 ditë më parë nga Firence. Ndërkohë që edhe sot në Firence nuk ka asnjë rast me koronavirus dhe në Shqipëri janë të paktën 3 vdekje nga sëmundje infektive mushkërore superakute, për të cilat ekzistojnë të gjitha dyshimet se ishin vdekje nga koronavirusi të fshehura. Kështu që ekziston çdo mundësi që rastet të jenë infektim brenda vendit.Shtoj këtu se gjatë nje muaj janë bërë gjithsej 53 të dyshuarve analiza për koronavirus, ndërkohë që janë bërë më shumë konferenca shtypi trillimi dhe mashtrimi nga Ndrikull Hajnia dhe zëdhënësit e tjerë të Edvin Çekapit. Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin kriminal dhe të papërgjegjshëm të Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnisë ndaj kësaj epidemie me vdekshmëri të lartë. Këta të papërgjegjshëm vetëm sot ndërprenë fluturimet me Italinë e Veriut, ndërkohë që vetë Italia ka izoluar me ushtri ato zona dhjetëra ditë më parë.

Po kështu Shqipëria sot është i vetmi vend në botë me një qendër të vetme për analizën e koronavirusit. Ky është një krim i vërtetë shtetëror i bërë me PPP e Edvin Çekapit dhe ndrikull Hajnisë! Përveç këtyre, për analizat për koronavirus nuk ka pasur dopio- kontroll çka e bën shumë të dyshimtë vërtetësine e tyre. Së fundi, asnjë përgatitje serioze nuk është bërë për përballimin me sukses të epidemisë. Mungojnë për publikun maskat, dizinfektantë etj etj. Ju bëj thirrje qytetarëve, pa rënë aspak në panik, të respektojnë rregullat tashmë të publikuara në media për mbrojtje vetjake nga infeksioni!Harta që tregon situatën në Firence. Por sipas hartës së situatës me koronavirusin në Itali, edhe zona e Firences është e prekur nga Covid-19. Sipas kësaj harte, në datën 8 mars 2020, në rajonin e Firences kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 39 persona.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET FUTBOLLI NIGERIAN/ Lojtari ndërron jetë brenda fushës së lojës (VIDEO)
Previous article KORONAVIRUSI TEK VENDET FQINJE/ Asnjë vdekje dhe pak të infektuar, kryesisht rastet kanë qenë të importuara

F.autor

Postime të ngjashme

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara Breaking News

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është… Breaking News

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT