• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBLIDHET QEVERIA MBI KORONAVIRUSIN/ Ministria e Shëndetësisë: Vendimi për shtim masash do merret nga ekspertët
Home
Breaking News

MBLIDHET QEVERIA MBI KORONAVIRUSIN/ Ministria e Shëndetësisë: Vendimi për shtim masash do merret nga ekspertët

9 March, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News

Qeveria shqiptare do të mblidhet sot lidhur me masat mbi koronavirusin. Lajmi për mbledhjen e Këshillit të Ministrave në mëngjes në orën 09:00 konfirmohet nga burime për Shqiptarja.com.

Në mbledhjen e nesërme të qeverisë priten të diskutohen masat e reja lidhur me koronavirusit, të cilët janë marrë në takimin e sotëm mes ekspertëve Komitetit teknik.

“Po diskutojmë në këto momente me ekspertët e komitetit teknik, për masat e shtuara për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, pas vendimit që hyri sot në fuqi në vendin fqinj për izolimin total të zonave të kuqe.  Çdo masë e shtuar dhe vendim që do të merret, do të vendoset nga ekspertët. Deri në këto momente, nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë”, bën me dije ministria e shëndetësisë.

Në 25 shkurt, qeveria shtoi 1 milion dollarë në buxhetin e spitaleve për të rritur stokun e mjeteve të mbrojtjes personale në struktura, siç janë maskat mbrojtëse apo dezinfektues për duart e doreza. Prej disa javësh strukturat e shëndetësisë janë në gatishmëri, po ashtu edhe kontrollet në pikat kufitare, por fatmirësisht deri tani nuk është shënuar asnjë rast. Ministria e Shëndetësisëkërkoi sot që qytetarët që vijnë nga zonat e prekura të vetëkarantinohen për 14 ditë.

Por duket se qeveria nuk do të mjaftohet me kaq, pasi alarmi në Itali, sidomos pas vendimit të sotëm të kryeministrit Conte për bllokimin e lëvizjes në Lombardi dhe 14 provinca do të rrisë akoma më shumë masat edhe në vendin tonë duke pasur në konsideratë faktin që fluturimet vijojnë normalisht. Partia Demokratike i kërkoi qeverisë që të shpallë gjendjen e emergjencës dhe Presidentit Ilir Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Gjithashtu Presidenti Ilir Meta kërkoi që të merret si një masë parandaluese ndaj koronavirusit, aplikimi i “Zonës së Kuqe”, njësoj si në Itali me zonat e prekura si dhe duhet rritur fondi i përcaktuar nga qeveria për përballimin e situatës si dhe sigurimin e mbrojtjes për personelin mjekësor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME, 9 MARS 2020/ Këtë shenjë e presin ndryshime të mëdha
Previous article KORONAVIRUSI/ Konfirmohen katër rastet e para me epidemi në Bullgari

Delo.autor

Postime të ngjashme

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës Breaking News

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

LËVIZTE ME ARMËN PLOT/ Arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë Aktualitet

LËVIZTE ME ARMËN PLOT/ Arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë

E SHPËRNDARË NË 150 FAMILJET MË TË PASURA/ Vila 17 milionë euro në PALASË, çfarë thotë Kris Maranda Aktualitet

E SHPËRNDARË NË 150 FAMILJET MË TË PASURA/ Vila 17 milionë euro në PALASË, çfarë thotë Kris Maranda

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT