• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ITALIA VERIORE NË KARANTINË/ 16 milionë banorë të bllokuar nga përhapja e koronavirusit
Home
Nderkombetare

ITALIA VERIORE NË KARANTINË/ 16 milionë banorë të bllokuar nga përhapja e koronavirusit

8 March, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Italia ka vendosur 16 milionë njerëz në karantinë derisa po lufton kundër shpërndarjes së koronavirusit.

Banorët në 15 provinca qendrore dhe veriore të Italisë duhet të marrin leje për të udhëtuar. Milano dhe Venediku janë tashmë të përfshira nga ky virus.

Shkollat, palestrat, pishinat dhe qendrat e skijimit do të mbyllen tërësisht si dhe të gjitha ngjarjet publike do të anulohen, tha kryeministri Giuseppe Conte.

Këto masa të jashtëzakonshme do të zgjasin deri më 3 prill.

Javën e kaluar, qeveria ka njoftuar për mbylljen e të gjitha shkollave dhe universiteteve për 10 ditë. Italia është vendi më i prekur Evropian nga virusi.

Numri i viktimave ka shkuar në 230 deri të shtunën, me më shumë se 36 viktima brenda 24 orëve. Numri i të prekurve ka shkuar në 5,883 të shtunën, shkruan Rel.

“Ne duam të garantojmë shëndet për qytetarët tanë. E kuptojmë se këto masa do të kërkojnë sakrifica, por na duhet të marrim përgjegjësi për veten”, tha kryeministri.

Nën masat e reja, banorët e rajonit të Lombardit nuk do të lejohen të hyjnë ose të dalin. Ky rajon ka 10 milionë banorë dhe Milano është qendra kryesore.

Deri më tash, 50 mijë persona janë prekur nga masat e karantinës në Italinë veriore.

Ndërkohë, Irani ka konfirmuar më shumë se 6 mijë të prekur dhe 145 viktima, në mesin e të cilëve edhe një ligjvënëse iraniane.

Më shumë se 100 mijë persona janë prekur nga ky virus në botë dhe rreth 3 mijë e 500 persona kanë humbur jetën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUS/ Kosova anulon fluturimet me Italinë e veriut
Previous article CR7 MBUSH 1000 NDESHJE SI PROFESIONIST/ Handanovic si "Superman" në dy raste (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA DREJT MISIONIT NË GAZA/ Qeveria miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve Botë

SHQIPËRIA DREJT MISIONIT NË GAZA/ Qeveria miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik Botë

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT