• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PULLAT FISKALE/ Koncesioni miliona euro i qeverisë “Berisha” që shfrytëzon shqiptarët: Rriti 20 herë kostot
Home
Politikë

PULLAT FISKALE/ Koncesioni miliona euro i qeverisë “Berisha” që shfrytëzon shqiptarët: Rriti 20 herë kostot

8 March, 2020 k.autor Politikë

Në vitin 2010, qeveria e PD e drejtuar nga Sali Berisha, konkretisht ministri Financave, Ridvan Bode dha me koncesion si monopol edhe prodhimin e pullave fiskale, shërbim i cili deri në atë kohë realizohej me kosto 20 herë më të ulët nga një shtypshkronjë shtetërore.Koncesioni mes Ministrisë së Financave dhe shoqërisë krejtësisht anonime SICPA Holding SA, filloi punën në vitin 2011 dhe rezultoi një barrë e rëndë për buxhetin e shtetit dhe xhepat e qytetarëve dhe pa vlerë në luftën kundër kontrabandës.“Sicpa” ka të drejtën ekskluzive dhe monopolin për të prodhuar dhe shitur pullat fiskale ndaj atyre shoqërive që tregtojnë alkool, duhan, birrë dhe ilaçe. Koncesioni i Ridvan Bodes i kushton biznesit miliona euro në vit, nga kjo vetëm 2% e vlerës derdhet në buxhetin e shtetit. Pra, koncesioni, përvetëson 98% të shumës.

Rritja e çmimeve në kurriz të shqiptarëve

Ashtu si edhe shumë koncesione të tjera, për të cilat duhet të nisin hetimet nga SPAK, edhe ky rezultoi me shkelje ligjore dhe rriti kostot për qytetarët. Sipas një raporti të Autoritetit të Konkurrencës në 2014, nga krahasimi i çmimeve të pullave fiskale para dhe pas dhënies së koncesionit, rezulton se për cigaret dhe alkoolin, çmimet e pullave janë rritur rreth 4 herë, duke përbërë kosto të shtuar për biznesin, e rrjedhimisht edhe për konsumatorët. Çmimi i shitjes së pullave fiskale para marrëveshjes koncesionare ka qenë: Pullat fiskale të cigareve 0.49992 lekë/copa me TVSH dhe pullat fiskale të pijeve 1.20 lekë/copa me TVSH. Pas dhënies së koncesionit, çmimi i pullës fiskale ka ndryshuar si vijon: për duhanin 2.7 lekë, 4.4 lekë për alkoolin, 3 lekë për birrën dhe 2.9 lekë për ilaçet.

Sipas kontratës kompania zvicerane i paguante Shtetit 2 milion euro në vit, ndërkohë që me tarifat e aplikuara llogaritet, sipas ekspertëve, që ajo të marrë nga ky aktivitet 15-20 milion euro në vit.Rritja e çmimit të këtij shërbimi është vetëm një nga abuzimet që kanë shoqëruar dhënien e më pas vijimin e këtij koncesioni në tregun shqiptar. Autoriteti i Konkurrencës ka bërë me dije gjithashtu se nga vlerësimi i marrëveshjes koncesionare rezulton se para lidhjes së marrëveshjes së koncesionit nuk janë respektuar dispozitat e Ligjit 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” i ndryshuar, dhe konkretisht nuk është respektuar neni 69 i Ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës” sipas të cilit duhet të ishte marrë vlerësimi i Autoritetit.

Kontrata që nuk solli rritje të të ardhurave

SIPCA fitoi kontratën me Ministrinë e Financave sipas formulës së shumëkritikuar të “propozimit të pakërkuar” nën supozimin se instalimi i pullave fiskale të reja do të sillte kontroll më efikas të tregut të mallrave të akcizës si duhani e birra dhe rrjedhimisht, kontrata e koncesionit do të justifikonte kostot përmes rritjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit. Sipas kontratës, për çdo mijë pulla fiskale të duhanit duhet të paguhet 20 euro pa TVSH dhe për verën, 32 euro. Birra u ngarkua me 22 euro për mijë pulla. Për çdo paketë cigaresh, qytetarët, mbi të cilët bie çmimi final, paguajnë 2.8 lekë ndërsa për çdo shishe birrë 33 cl, pulla fiskale kushton 3.08 lekë.Në fakt, instalimi i pullave fiskale u shoqërua me rënie drastike të konsumit të taksueshëm të duhanit, ndërsa konsumi i taksueshëm i birrës pati luhatje por nuk shënoi rritje.Koncesioni ab uziv nuk uli evazionin, u zhvati shqiptarëve miliona euroEdhe pse rriti kostot për biznesin, koncesioni i pullave fiskale nuk arriti të ulë evazionin në këtë treg. Rasti më tipik është ai me prodhimin e birrës. Bizneset janë ankuar gjithnjë për rritje të kostove, sidomos për këtë produkt, i cili prodhohet në sasi të mëdha dhe çmimi i shitjes është më i lirë se mallrat e tjera që janë subjekt akcize si alkooli në shishe dhe duhani.

Sipas bilancit të koncesionarit në vitin 2015, shqiptarët u detyruan të paguajnë 873 milionë lekë, (6.3 milionë euro) për pullat fiskale, ndërkohë që sasia e cigareve dhe birrës së taksuar nga qeveria erdhi në rënie, duke sugjeruar se leverdisshmëria ekonomike e këtij koncesioni për taksapaguesit shqiptarë thjeshtë nuk ekziston. Vetëm 3 vitet e para, shqiptarët kanë paguar 3,6 miliardë lekë, (26 milionë euro) për pullat fiskale. Konsumi i taksueshëm i cigareve dhe birrës, i cili supozohej se do të rritej si pasojë e koncesionit, në fakt kanë ardhur në rënie që nga viti 2012. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, konsumi i taksueshëm i cigareve ka rënë nga 3,600 tonë në vitin 2012 në 2,478 tonë në vitin 2015. Konsumi i taksueshëm i birrës në vitin 2015 qe 30 milionë litra, efektivisht më i ulët se sa 34 milionë litrat e taksuara në vitin 2010.

PS nuk mbajti premtimin, i dha koncesionarit edhe pullën fiskale të ilaçeveDeri në 2015, SICPA në Shqipëri ishtë formalisht një aktivitet me “humbje”. Sipas bilancit të kompanisë, ajo pret të dalë me fitime vetëm pasi qeveria shqiptare të zbatojë kontratën deri në fund, duke i dhënë asaj monopolin e prodhimit të pullave të sigurisë së ilaçeve, të cilin e mori në 2016. Dhe pse kur erdhi në pushtet në 2013, qeveria “Rama” pati premtuar se do t’u jepte fund koncesioneve të Sali Berishës, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kjo edhe për shkak se koncesionet janë kopsitur aq mirë në favor të privatit nga qeveria Berisha. E njëjta gjë ndodhi edhe me koncesionin e pullave fiskale dhe kontrollit të barnave, i miratuar nga qeveria “Berisha”, por që ishte implementuar pa pjesën e barnave. Në 2016, qeveria bëri një marrëveshje të re, ku koncesionarit i kaloi edhe pulla fiskale e ilaçeve. Çmimet e ilaçeve për konsumatorët rriten me 2.4 për qind, për shkak se këto produkte tani pajisen me pullë fiskale. Sipas të dhënave zyrtare, xhiro vjetore që bëjnë kompanitë farmaceutike është 128 milionë euro. Nga kjo shumë, 3 milionë euro shkojnë automatikisht në llogaritë e firmës SICPA.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, PS mori në “qeveri” edhe Ridvan Boden, ideatorin e këtij koncesioni korruptiv. Sot, ish-ministri i Financave, është zgjedhur anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në vend që të ishte duke dhënë llogari para SPAK.(SHQIP)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MILAN-GENOA/ Pioli me shumë ndryshime, i beson sërish talentit... (FORCMACIONET ZYRTARE)
Previous article "O ZOT, PËRQAFOJE NËNËN TIME NGA UNË"/ Urimi i Morenës për të ëmën e ndjerë na i mbushi sytë me lot (FOTOT)

k.autor

Postime të ngjashme

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara Breaking News

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është… Breaking News

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT