• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEW YORK SHPALL GJENDJEN E EMERGJENCËS/ 19 të vdekur nga koronavirusi në SHBA
Home
Nderkombetare

NEW YORK SHPALL GJENDJEN E EMERGJENCËS/ 19 të vdekur nga koronavirusi në SHBA

8 March, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Më shumë se gjysma e shteteve amerikane kanë konfirmuar raste me koronavirusin e ri ndërsa bilanci i viktimave po shkon në 20. Presidenti Donald Trump vlerëson masat dhe punën e autoriteteve dhe thotë se ai është shumë i informuar mbi epideminë.

SHBA-ja po kalon orë paniku së fundmi pasi rastet me koronavirus janë rritur mbi 400 në 30 shtete.

Të paktën 19 veta nuk i kanë mbijetuar sëmundjes.

“Nga përvoja e deritanishme, për ne ky virus është i paparashikueshëm. Kemi pasur pacientë që nuk shfaqnin simptoma dhe brenda orës kanë kaluar në gjendje akute dhe kanë vdekur relativisht shpejt,” tregon zëdhënësi i një shtëpie për të moshuarit.

Edhe shteti i Nju-Jorkut shpalli në fundjavë gjendjen e jashtëzakonshme epidemike.

Qeveria ka aprovuar një fond 8,3 miliardë dollarë për të luftuar përhapjen e infeksionit dhe për të financuar vaksinat.

Presidenti Donald Trump thotë se ai është krenar për punën e autoriteteve dhe se sa mirë ai vetë e kupton situatën.

“Të gjithë këta doktorët më thanë nga i di kaq shumë gjëra rreth kësaj teme. Por mbase e kam prirje të lindur. Mbase duhej të bëhesha shkencëtar dhe të mos kandidoja për president,” deklaroi buzëqeshur kreu i Shtëpisë së Bardhë, gjatë një vizite në një nga qendrat e kontrollit të sëmundjeve.

Pavarësisht frikës së koronavirusit, Trump shton se duke qenë një vit elektoral, ai do vijojë tubimet me qytetarët për zgjedhjet e 3 nëntorit.

Kjo me gjithë rrezikun që sëmundja e re vdekjeprurëse i paraqet grupmoshës ku ai dhe dy pretendentët kryesorë demokratë bëjnë pjesë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Merret vendimi përfundimtar, ja çfarë do të ndodhë me ndeshjet e Serie A
Previous article SERIE A NË RREZIK NGA KORONAVIRUSI/ Ministri italian: Liga duhet të ndërprese kampionatin!

k.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA DREJT MISIONIT NË GAZA/ Qeveria miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve Botë

SHQIPËRIA DREJT MISIONIT NË GAZA/ Qeveria miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik Botë

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT