• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Emigrantja shqiptare në Lombardi: Mos lëvizni nga shtëpia!
Home
Breaking News

KORONAVIRUSI/ Emigrantja shqiptare në Lombardi: Mos lëvizni nga shtëpia!

8 March, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News

Italia ka marrë masa të forta për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, teksa numri i viktimave ka shkuar në 233 dhe kryeministri Conte ka vendosur që deri në datë 3 Prill, të ndalohet hyrja dhe dalja për zonat e prekura si Lombardia dhe 14 provinca, që në total përbëjnë 16 mln qytetarë.

Një emigrante shqiptare që jeton në Lombardi, e quajtur Sonila Alushi, gjithashtu presidente edhe e fondacionit “Migra” u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që ta marrin shumë seriozisht këtë vendim dhe të mos lëvizin nga shtëpia.

Alushi ka theksuar se nuk duhet të panikosemi dhe se duhet të informohemi sa më shumë mbi simptomat dhe mënyrën e duhur për të menaxhuar situatën.
Mesazhi i plotë:

Një mesazh për miq, të afërm e të njohur:
JEMI MIRË me shëndet. Nuk mohoj faktin që gjatë këtyre ditëve kemi kaluar pothuaj familjarisht një grip me temperaturë, por që duket në përmirësim e sipër.
Nuk dimë nëse ishte, është ky virus që po na bllokon jetën (e dyshojmë shumë), dimë vetëm që po vetkurohemi në mënyrë tradicionale duke mbajtur qetësinë e respektuar rregullat e Ministrisë së Shëndetësisë italiane.
Nuk mund t’i lejojmë vetes panik duke telefonuar urgjencën, reparti i terapisë intensive në spitalet tona po vuan një mbingarkesë të jashtzakonshme.
Një mënyrë për të bashkëpunuar është të informohemi sa më shumë mbi simptomat dhe mënyrën e duhur për të menaxhuar situatën. Mënyra tjetër është të respektojmë pa asnjë polemikë rregullat e vendosura nga mjekët për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. As virusi e as shkenca nuk janë demokratikë, s’ka vend për opinion, duhet të kemi kujdes higjenën e s’duhet të dalim nga shtëpia, pikë.
Sepse ndërkohë që për pjesën më të madhe të popullsisë është një virus që kalon si grip i zakonshëm (mund të jetë rasti ynë), për pjesën më të dobët të shoqërisë si prindërit dhe gjyshërit tanë, mund të jetë vdekjeprurës.
Pra nuk ka vend për egoizëm sot, as për rebelime as për barsaleta e gallata.
Gjatë këtyre ditëve kaq të vështira do na duhet t’i thërrasim ndërgjegjies e të reagojmë jo si individë, por si grup, si shoqëri, si një trup i vetëm.
Gjatë natës Qeveria ka vendosur të vendosë kufij në rajonin e Lombardisë (ku jetojmë ne) duke ndaluar hyrjet e daljet, deri me datë 03/04, për këdo nuk ka arsye të forta si urgjencat dhe ndonjë impenjim pune që nuk mund të evitohet.
Një vendim që bën të kuptohet akoma më qartë serioziteti i situatës.
Ftoj të gjithë bashkëatdhetarët tanë të mos udhëtojnë drejt Shqipërisë apo në të kundërtën.
Strukturat e shëndetësisë italiane janë përballë një sforcoje shumë të madhe, strukturat shqiptare nuk e di a do ta mbanin dot mbi supe një hall kaq të madh.
Mbroni të afërmit, miqtë dhe vendin tuaj.
MOS LËVIZNI NGA SHTËPIA.

Sonila Alushi
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË FTUARIT QË VËNË NË SIKLET MODERATORËT/ 10 momentet më pikante në televizionet shqiptare (FOTO)
Previous article VALENTINA LESKAJ/ Gruaja që më vjen nga kujtesa këtë 8 Mars

Delo.autor

Postime të ngjashme

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës Breaking News

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

LËVIZTE ME ARMËN PLOT/ Arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë Aktualitet

LËVIZTE ME ARMËN PLOT/ Arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë

E SHPËRNDARË NË 150 FAMILJET MË TË PASURA/ Vila 17 milionë euro në PALASË, çfarë thotë Kris Maranda Aktualitet

E SHPËRNDARË NË 150 FAMILJET MË TË PASURA/ Vila 17 milionë euro në PALASË, çfarë thotë Kris Maranda

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT