• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
8 MARSI/ Ditmir Bushati mesazh të veçantë: Shoqëritë e emancipuara dallohen nga mënyra se si e trajtojnë gruan (VIDEO)
Home
Politikë

8 MARSI/ Ditmir Bushati mesazh të veçantë: Shoqëritë e emancipuara dallohen nga mënyra se si e trajtojnë gruan (VIDEO)

8 March, 2020 Delo.autor Politikë

Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, deputeti socialist Ditmir Bushati i është drejtuar me një videomesazh të veçantë grave dhe vajzave shqiptare.

Ai thotë se vitin e kaluar për 8 mars mesazhi i tij ishte për gratë dhe vajzat e harruara që nuk ua dimë emrin por kanë një kontribut në shoqëri, ndërsa këtë vit përgëzimet dhe inkurajimet e tij shkojnë për ato që nuk përkulen, nuk pranojnë të jenë fasadë e burrave, që nuk pranojnë kompromis e as dhunën e diskriminimin.

Ai thekson se barazia mes burrave dhe grave është para së gjithash një detyrim moral dhe duhet të bëjmë më shumë për të mbyllur hendekun në trajtim mes tyre në paga e karrierë.

“Shoqëritë e emancipuara dallohen nga mënyra sesi e trajtojnë gruan. Emancipimi i shoqërisë nuk vjen vetëm nga politikat e orientuara nga lartë poshtë. Na duhet të punojmë për një model të ri që trajton burimin e pabarazisë”, deklaron Bushati.

MESAZHI I PLOTË
Për gratë dhe vajzat agjentë të ndryshimit!
Në mesazhin tim vjet për 8 Mars u ndala tek gratë dhe vajzat e harruara, të cilave nuk ua dimë as emrin, as përpjekjen dhe as mundin, por që kanë një kontribut të pamohueshëm në shoqëri.
Sot dëshiroj të flas për gratë dhe vajzat që janë agjentë të ndryshimit dhe model frymëzimi në shoqëri.
Shoqëria jonë njeh shembuj suksesi të grave dhe vajzave në sipërmarrje, politikë, sport, art, shkencë dhe edukim.
Po ashtu ka qindra histori të patreguara për gra dhe vajza që me kurajë përballojnë presionin në forma nga më të ndryshmet dhe ja dalin të kthehen në modele për shoqërinë, edhe në mjedisin e tyre, duke frymëzuar një shoqe, një kolege, e kështu me radhë.

Sot, dua të përgëzoj dhe inkurajoj pikërisht këto gra dhe vajza që nuk përkulen, nuk pranojnë që të shërbejnë si fasadë e burrave në politikë, sipërmarrje apo media duke zgjedhur me vendosmëri rrugën e mundimshme të suksesit në shoqëri.
Gratë e vajzat që nuk e pranojnë dhunën e diskriminimin. Refuzojnë! Denoncojnë!
Gratë dhe vajzat e gjeneratës së re që nuk pranojnë kthimin e orës mbrapa.
Për ato që nuk bëjnë kompromis, dhe nuk pranojnë të jenë thjeshtë dhe vetëm numra, e as statistikë.
Ne, kemi bërë përparim në lidhje me barazinë mes burrave dhe grave, por ende kemi një rrugë të gjatë përpara.
Barazia mes burrave dhe grave është para së gjithash një detyrim moral. Është gjithashtu një nevojë e ngutshme ekonomike. Një shoqëri nuk mund t’ia lejojë vetes të funksionojë me gjysmën e mendjes dhe zemrës.
Ndaj, ne duhet të bëjmë më shumë për të mbyllur hendekun në trajtim mes burrave dhe grave në paga e karrierë. Të vendosim ekuilibrin e duhur midis punës dhe jetës së tyre private, që kujdesi për fëmijët e familjen të jetë proporcional, e të mos i penalizojë gratë në rrugën e tyre të karrierës.
Shoqëritë e emancipuara dallohen nga mënyra sesi e trajtojnë gruan. Emancipimi i shoqërisë nuk vjen vetëm nga politikat e orientuara nga lartë poshtë. Na duhet të punojmë për një model të ri që trajton burimin e pabarazisë.
Për më tepër, aktet e dhunës ndaj grave dhe vajzave që kanë tronditur opinionin publik tregojnë se ka ende forca që duan të na kthejnë pas. Duan ta tërheqin progresin drejtë një mentaliteti të vjetruar patriarkal.
Është koha që të angazhohemi me mish e shpirt në mënyrë që të sigurohemi që gratë dhe vajzat nuk do të jenë viktima të kësaj dhune shtazarake.
8 Marsi duhet të shërbejë si një moment rigjallërimi në betejën për barazi në trajtim mes burrave dhe grave për të shtuar rastet e suksesit të grave dhe vajzave në shoqëri.
Mbrojtja dhe përparimi i të drejtave të grave duhet të jetë në themel të veprimit tonë politik e shoqëror, pasi nuk mund të ketë një familje të shëndoshë e të lumtur pa siguruar barazinë dhe ekuilibrin mes burrit dhe gruas.
Ne nuk mund të mjaftohemi me faktin se e kemi shtëpinë tonë në rregull!

Për gratë dhe vajzat agjentë të ndryshimit!Në mesazhin tim vjet për 8 Mars u ndala tek gratë dhe vajzat e harruara, të cilave nuk ua dimë as emrin, as përpjekjen dhe as mundin, por që kanë një kontribut të pamohueshëm në shoqëri. Sot dëshiroj të flas për gratë dhe vajzat që janë agjentë të ndryshimit dhe model frymëzimi në shoqëri. Shoqëria jonë njeh shembuj suksesi të grave dhe vajzave në sipërmarrje, politikë, sport, art, shkencë dhe edukim.Po ashtu ka qindra histori të patreguara për gra dhe vajza që me kurajë përballojnë presionin në forma nga më të ndryshmet dhe ja dalin të kthehen në modele për shoqërinë, edhe në mjedisin e tyre, duke frymëzuar një shoqe, një kolege, e kështu me radhë.Sot, dua të përgëzoj dhe inkurajoj pikërisht këto gra dhe vajza që nuk përkulen, nuk pranojnë që të shërbejnë si fasadë e burrave në politikë, sipërmarrje apo media duke zgjedhur me vendosmëri rrugën e mundimshme të suksesit në shoqëri.Gratë e vajzat që nuk e pranojnë dhunën e diskriminimin. Refuzojnë! Denonciojnë!Gratë dhe vajzat e gjeneratës së re që nuk pranojnë kthimin e orës mbrapa.Për ato që nuk bëjnë kompromis, dhe nuk pranojnë të jenë thjeshtë dhe vetëm numra, e as statistikë.Ne, kemi bërë përparim në lidhje me barazinë mes burrave dhe grave, por ende kemi një rrugë të gjatë përpara.Barazia mes burrave dhe grave është para së gjithash një detyrim moral. Është gjithashtu një nevojë e ngutshme ekonomike. Një shoqëri nuk mund t’ia lejojë vetes të funksionojë me gjysmën e mendjes dhe zemrës.Ndaj, ne duhet të bëjmë më shumë për të mbyllur hendekun në trajtim mes burrave dhe grave në paga e karrierë. Të vendosim ekuilibrin e duhur midis punës dhe jetës së tyre private, që kujdesi për fëmijët e familjen të jetë proporcional, e të mos i penalizojë gratë në rrugën e tyre të karrierës.Shoqëritë e emancipuara dallohen nga mënyra sesi e trajtojnë gruan. Emancipimi i shoqërisë nuk vjen vetëm nga politikat e orientuara nga lartë poshtë. Na duhet të punojmë për një model të ri që trajton burimin e pabarazisë.Për më tepër, aktet e dhunës ndaj grave dhe vajzave që kanë tronditur opinionin publik tregojnë se ka ende forca që duan të na kthejnë pas. Duan ta tërheqin progresin drejtë një mentaliteti të vjetëruar patriarkal. Është koha që të angazhohemi me mish e shpirt në mënyrë që të sigurohemi që gratë dhe vajzat nuk do të jenë viktima të kësaj dhune shtazarake.8 Marsi duhet të shërbejë si një moment rigjallërimi në betejën për barazi në trajtim mes burrave dhe grave për të shtuar rastet e suksesit të grave dhe vajzave në shoqëri. Mbrojtja dhe përparimi i të drejtave të grave duhet të jetë në themel të veprimit tonë politik e shoqëror, pasi nuk mund të ketë një familje të shëndoshë e të lumtur pa siguruar barazinë dhe ekuilibrin mes burrit dhe gruas.Ne nuk mund të mjaftohemi me faktin se e kemi shtëpinë tonë në rregull!

Gepostet von Ditmir Bushati am Sonntag, 8. März 2020

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VALENTINA LESKAJ/ Gruaja që më vjen nga kujtesa këtë 8 Mars
Previous article TREGON FËMIJËRINË E SAJ TË DHIMBSHME/ Roza Lati: Shikoja skena dhune në shtëpinë time (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës Breaking News

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

BE NDRYSHON RREGULLAT PARA ZGJERIMIT/ Shqipëria mes vendeve që preken nga reforma! Ja çfarë parashikon drafti dhe përfitimet Politikë

BE NDRYSHON RREGULLAT PARA ZGJERIMIT/ Shqipëria mes vendeve që preken nga reforma! Ja çfarë parashikon drafti dhe përfitimet

SIGURIA NË SHKOLLA BËN BASHKË KATËR MINISTRI/ Prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe… Politikë

SIGURIA NË SHKOLLA BËN BASHKË KATËR MINISTRI/ Prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT