• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FINALIZOHET OPERACIONI “WEEKEND”/ Sekuestrohet 1 kg heroinë, kokainë dhe shuma parash. Arrestohet poseduesi në Durrës
Home
Aktualitet
Kronikë

FINALIZOHET OPERACIONI “WEEKEND”/ Sekuestrohet 1 kg heroinë, kokainë dhe shuma parash. Arrestohet poseduesi në Durrës

7 March, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Durrësit ka sekuestruar 1 kg heroinë, duke arrestuar poseduesin e saj, 30-vjeçarin A. Dh.

Njoftimi i policisë:
Durrës

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta.

Finalizohet operacioni policor “Weekend”.

Sekuestrohet 1 kg lëndë e dyshuar heroinë, doza me kokainë, fara kanabisi, peshore elektronike dhe një sasi parash, e dyshuar e përfituar nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së drogave të forta.

Vihet në pranga poseduesi, njëherazi dhe shpërndarësi i drogave.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, finalizuan një tjetër operacion policor, të koduar “Weekend”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A. Dh, 30 vjeç, banues në lagjen Nr. 12, Nishtulla, Durrës.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion në rrugë operative se shtetasi A. Dh. merrej me shpërndarje të drogave të forta, kryesisht në fundjavë, në lokale nate. Gjithashtu, ky shtetas përgatitej për të kultivuar bimë nakotike, pasi kishe siguruar një sasi farash kanabis sativa.

Gjatë operacionit, këtij shtetasi iu kapën në flagrancë gjatë kontrollit fizik, doza me lëndë narkotike kokainë e heroinë, të përgatitura gati për shitje.

Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës, ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan gjithsej, 1 kg heroinë, 6.5 gr. kokainë, një qese me fara kanabisi, një peshore elektronike dhe një sasi eurosh, paund e lekë shqiptare, të dyshuara të përfitura nga shitja e lëndëve narkotike.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

83980178 2687713584848329 3475668508665184256 N

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VITI 2020 DËSHTIM TOTAL/ Partizani 6 pikë larg vendit të dytë dhe rrezikon…
Previous article 7 MARSI/ Rama: Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

LËVIZTE ME ARMËN PLOT/ Arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë Aktualitet

LËVIZTE ME ARMËN PLOT/ Arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë

E SHPËRNDARË NË 150 FAMILJET MË TË PASURA/ Vila 17 milionë euro në PALASË, çfarë thotë Kris Maranda Aktualitet

E SHPËRNDARË NË 150 FAMILJET MË TË PASURA/ Vila 17 milionë euro në PALASË, çfarë thotë Kris Maranda

TMERR NË VLORË/ 43-vjeçari godet me sëpatë në kokë të moshuarën, i vjedh paratë dhe e përdhunon Aktualitet

TMERR NË VLORË/ 43-vjeçari godet me sëpatë në kokë të moshuarën, i vjedh paratë dhe e përdhunon

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT